Loriana shkëlqen, kampione e Evropës

Xhudo

Loriana shkëlqen, kampione e Evropës

Nga: K. G. Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 16:10
Loriana shkëlqen, kampione e Evropës

Edhe një sukses i madh për shtetin e Kosovës. E kush tjetër e solli këtë sukses, përveç xhudos , që pa dyshim është sport nacional në vendin tonë. Xhudistja Loriana Kuka është kampione e re e Evropës për U-23. Loriana (-78 kg) tregoi paraqitje fantastike dhe shkëlqeu ndaj rivaleve. “Loriana Kuka Kampione Evropiane U23! 

Image

E veçantë kjo medalje për mua, për familjen Kukam për vëllaun tim Sylën që e kam pas trajner dhe udhërrëfyes në jetë!

Loriana la Zvicrën për Kosovën, erdhi para dy vitesh dhe u vendos në Pejë për të rritur performancën por edhe për ta përfaqësuar vendin e familjes së saj!

Medalja e parë nga një Kampionat Evropian për dikënd nga familja jonë!

Shumë i lumtur për këtë medalje!”, ka thënë Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat