Trimëreshat e Kosovës fascionojnë me dy të arta dhe një të argjendtë në Uzbekistan

Xhudo

Trimëreshat e Kosovës fascionojnë me dy të arta dhe një të argjendtë në Uzbekistan

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 09:46
Nora Gjakova, Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, ulur është Distria Krasniqi

Xhudistet e kombëtares së Kosovës, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, fascinoojnë, fitojnë dy medalje të arta e një të argjendtë në garën Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit. Trimëreshat tona zotëruan bindshëm, duke shkelur një nga një kundërshtaret! Majlinda e Distria fitojnë medaljet e arta dhe Nora të argjendtën. Sukses i jashtëzakonshëm. Distria Krasniqi shkëlqeu në finale dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg. Ajo në finale i dha leksion hungarezes  Eva Csernoviczki. Distria me Ipoon e mundi hungarezen.

Krasniqi e kishte ditën e saj. Ajo tregoi përformancë të shkëlqyeshme në secilën luftë. Distria me një teknikë të përsosur e hoqi qafesh Tamar Malca nga Izraeli, ndërsa në çerekfinale ka qenë më e mirë se Katharina Menz e Gjermanisë. Distria bëri luftë mjeshtërore në gjysmëfinale, duke e mundur holandezen Amber Gersjes dhe në finale e mundi Eva Csernoviczki. Krenaria e kombit shqiptar, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi (-52 kg), fiton medaljen e artë.  Majlinda tregoi mjeshtrin e saj.  Trimëresha jonë dominoi në finale në përballje me zviceranen Evelyne Tschopp dhe e fitoi të artën. Majlinda dëshmoi klasin e saj, pas të argjendtës në Grand Slam në Abu Dhabi.   

Majlinda triumfon me ippon apo një sekondë e 52 sekonda para kohe.  Kelmendi fillimisht e eliminoi Madelene Rubinstein nga Norvegjia, pastaj në çerekfinale ka qenë më e mirë se Reka Pupp (Hungaria) dhe në gjysmëfinale e rrëzoi Ana Box Perez (Spanja). Nora Gjakova shkëlqeu në secilën përballje. Ai së pari e deklasoi Wisneybi Machado nga Venezuela, pastaj e mënjanoi Julia Kowalczyk nga Polonia dhe në gjysmëfinale ka qenë më e mirë se Kaja Kajzer e Sllovenisë. Në finale bëri paraqitje shumë të mirë, por në çastet e fundit mundet me ippon nga Theresa Stoll e Gjermanisë. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, është i lumtur për suksesin e radhës dhe për tri medalje, dy të arta e një të argjendtë, që i solli shtetit të Kosovës dhe që fituan pikë të reja olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat