Distria fiton medalje e bronztë

Xhudo

Distria fiton medalje e bronztë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 10:45
Distria Krasniqi

"E plotësuar)- Distria Krasniqi ka shtuar një tjetër medalje në sirtarin e saj, të dytën brenda një jave. Këtë herë, nënkampionia e Evropës fitoi të bronztën në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Hagë të Holandës.
Distria fitoi të bronztën në kategorinë deri 48 kilogramë, derisa në konton e saj shtoi edhe 350 pikë Olimpike, para kjo garë vlen për pikë kualifikuese në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Në luftën për të bronztën përmes repesazhit, Distria mposhti kinezen, Yanan Li, për më pak se 20 sekonda. Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje në çerekfinale nga japonezja, Aya Sakagami.
KOK përgëzon suksesin e radhës të Distria Krasniqit, ndërsa iu uron fat dhe suksese Akil Gjakovës (-73 kg), që garon nesër (e shtunë) dhe Loriana Kukës (-78 kg), që garon të dielën. Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova nuk kanë marrë pjesë në këtë Grand Prix.

Distria Krasniqi fitoi me Ippon për më pak se 20 sekonda. Ajo arkëtoi 350 pikë Olimpike. Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë. "Këtë fundjavë në Hagë po mbahet Grand Prix i fundit për këtë vit!
Ekipi ynë e filloj me medalje në janar në Tunis e shpresojmë në medalje edhe në Hagë.
Distria Krasniqi sot shënoj tri fitore dhe pësoj nj? humbje kundër Japonezes Aya Sakagami dhe do luftoj për medalje të bronztë prej orës 16.00.
Ishte afër fitores me Japonezen por një gabim i kushtoj të mos hyj në finale,ajo sot fitoj kundër garueseve nga Gjermania,Portugalia dhe Rumania, shpresojmë në medalje, Distria sivjet po tregon formë të mirë dhe premtuese për medalje Olimpike!
Neser do garoj Akil Gjakova e pasnesër Loriana Kuka", ka thënë Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës.
Majlinda dhe Nora këtë javë do pushojnë! Distria pësoi humbje nga japonezja Aya Sakagami dhe tani në repezash lufton për medalje të bronztë.  Distria Krasniqi është në çerekfinalen e turneut Grand Prix. Ajo në rrethin e parë e mundi gjermanen Mira Ulrich, pastaj portugezen Maria Siderot dhe në çerekfinale takohet me Aya Sakagami. 

Një tjetër javë kur xhudistët tanë mund të na sjellin medalje. Këtë herë, Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në Grand Prixin, që mbahet në Hagë të Holandës, prej sot (e premte) deri të dielën.
Kosova do të përfaqësohet me Distria Kransiqin në kategorinë deri në 48 kilogramë, Loriana Kukan (-78 kg) dhe Akil Gjakovan (-73 kg).

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova do të pushojnë.
Gara e Grand Prixit në Hagë vlenë për pikë Olimpike dhe ky është një tjetër rast, që krahas medaljeve, xhudistët tanë të shtojnë pikë të reja në konton e tyre.
Sot garon Distria, të shtunën Akili, ndërsa të dielën Loriana. Kujtojmë që javën e kaluar nga Grand Prixi i Tashkentit në Uzbekistan, xhudistet tona u kthyen me tri medalje të arta dhe një të argjendtë.
Iu urojmë suksese kampionëve tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat