Ish-deputeti i Kosovës: Politikanët janë turpi i Kosovës që po mundohen ta shesin Majlinda Kelmendin

Xhudo

Ish-deputeti i Kosovës: Politikanët janë turpi i Kosovës që po mundohen ta shesin Majlinda Kelmendin

Nga: N.Sh Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 11:29
Majlinda Kelmendi

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj e ka ngritur në qiell, mbretreshën e xhudos në Kosovë, Majlinda Kelmendin.

Salihaj, thotë se, Majlinda Kelmendi ishte dhe mbetet ambasadorja më e fuqishme e Kosovës në botë.

Ish-deputeti Adem Salihaj thekson se, Majlinda është vlerë e madhe shqiptare, që politikanët e Kosovës do mundohen të e shesin.

Sipas tij, Majlinda e ngriti flamurin e Kosovës aty ku askush nuk kishte arritur që ta ngritë, edhe në venet armiqësore ndaj Kosovës.

Salihaj tutje shprehet se Majlinda Kelmendi ka detyruar plot shtete që nuk e kanë njohur Kosovën të ngriten në këmbë për ta respektuar flamurin dhe himnin e Kosovës.

“Askush nuk ka arritur ta lartësoje emrin tonë në botë si popull dhe si shtet, sa ti Majlinda Kelmendi. Ti je krenaria jonë, ti je frymëzim për gjeneratat e reja, ti je shembulli se si duhet kontribuar për kombin, shtetin dhe atdheun”, shkruan Salihaj.

Ja shkrimi i Adem Salihaj:

Majlinda, ti ishe dhe mbetesh ambasadorja më e fuqishme e Kosovës në botë. Ti ngrite flamurin e Kosovës aty ku nuk ka arritur askush ta ngrisë deri më tash, e ngrite edhe në kryeqytetet e shteteve që kanë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës. Ti i detyrove plotë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet,që të ngriten në këmbë dhe ta respektojnë himnin dhe flamurin e shtetit të Kosovës. Askush nuk ka arritur ta lartësoje emrin tonë në botë si popull dhe si shtet, sa ti Majlinda Kelmendi. Ti je krenaria jonë, ti je frymëzim për gjeneratat e reja, ti je shembulli se si duhet kontribuar për kombin, shtetin dhe atdheun.

Politikanët kosovarë po mundohen ta shesin çdo vlerë shqiptare të Kosovës. Do të mundohen të të shesin edhe ty, sepse ti je vlerë e madhe shqiptare e Kosovës.

Sportistët si ti dhe kengëtaret e artistët jeni krenaria e Kosovës!

Politikanët e Kosovës janë turpi i Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat