Oda e Hotelerisë- thirrje pronarëve: Mos i lejoni politikanët të mbajnë tubime nëpër sallat tuaja

Zgjedhjet 2021

Oda e Hotelerisë- thirrje pronarëve: Mos i lejoni politikanët të mbajnë tubime nëpër sallat tuaja

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:43
Ilustrim

Zyrtarë nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, u kanë bërë thirrje pronarëve të lokaleve që mos t’i lejojnë politikanët që t’i mbajnë tubimet brenda sallave të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Drejtori ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Visar Demolli ka kërkuar që derisa politikanët nuk i lejojnë të mbajnë dasma dhe ahengje, edhe ata të mos i lejojnë të mbajnë tubime.

Postimi i plotë:

REAGIM NDAJ PRONARËVE TË SALLAVE TË DASMAVE QË PO I LEJOJNË TË MBAHEN TUBIMET ELEKTORALE NË SALLAT E TYRE!!

Visar DEMOLLI,

Drejtor ekzekutiv i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.

”Të nderuar pronarë të sallave të dasmave, vlera e gjobave të shqiptuara për qytetarët e Kosovës gjatë kohës së pandemisë, është mbi 3 milionë euro, e këto dënime nuk e kanë ndërmend t’i ndalin, sepse çdo ditë jemi duke i parë duke shqiptuar dënime ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve, me ç’rast nuk dyshojmë se edhe juve ju kanë prekur këto dënime.

Ne si shoqëri e dijmë  që qytetarët janë të ‘’barabartë’’ para ligjit dhe para dënimeve. Por, siç po shihet kohët e fundit janë disa qytetarë më të barabartë dhe më të privilegjuar se të tjerët: e këta janë njerëzit e partive politike (pa përjashtim) të cilët që nga koha e fushatës e deri tani nuk e kanë ndërmend t’i ndalin tubimet e tyre elektorale.

Kush po i dënon ata? A ka rregulla për ta apo jo?

Me vet faktin që po bëhet fjalë për interesat e tyre partiake nuk ekzistojnë masa e as PANDEMI për ta!

Nëse këta politikanë janë qytetarë si të tjerët, atëherë pse rregullat e pandemisë nuk vlejnë njëjtë për të gjithë?

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat