Mbrëmë fitoi miqësia shqiptaro-zvicerane

Zvicra

Mbrëmë fitoi miqësia shqiptaro-zvicerane

Nga: Dahest Luma Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:41
Pamje nga organizimi

Z.Ademi kryetar i Shoqatës Kulturore shqiptare „Fricktal“, na tha ndër të tjera, se qëllimi i këtij kokteji dhe organizimi për të përcjellur ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës ishte me mesazhin, se ne shqiptarët e duam Zvicrën dhe Zvicra për ne është atdheu i dytë. Është atdheu i dytë, sepse më shumë kemi bërë jetë në Zvicër se sa në atdheun tonë. Ne u jemi mirënjohës Zvicrës dhe popullit të saj.

Padyshim, se mbrëmë, thuajse çdo bashkëkombas i yni, që jeton e vepron në Zvicër, ka pasur dëshirë të jetë në stadiumin „Fadil Vokrri“ në Prishtinë për të përcjellur ndeshjen e futbollit nëmes Kosovës dhe Zvicrës, një ndeshje siç është quajtur historike, duke e ditur, se nga ana e kombëtares zvicerane luajnë lojtarët më të mirë që janë shqiptarë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, por kuptohet se është e pamundur. Jo vetëm kjo është arsye, se shqiptarët e duan Zvicrën, por gjithmonë e kanë përkrahur, sepse e shohin si atdhe të dytë. E mbrëmë, ishin të ndarë me zemër në dy, Dardani e Zvicër. Në kombëtaren zvicerane ishin katër shqiptarë, dy luajtën dhe dy ishin në bankën rezervë. Bashkatdhetarët tanë u organizuan në forma të ndryshme për ta përcjellur këtë ndeshje futbolli, dikush shkoi në Prishtinë, dikush në shtëpi dhe disa të tjerë të organizuar mes miqësish, shqiptaro-zviceran. Shoqata Kulturore shqiptare „Fricktal“, kishte menduar një formë tjetër organizimi për ta përcjellur këtë ndeshje. Ata mbrëmë, nga ora 20.00 kishin organizuar një koktej rasti për shqiptarë dhe zviceranë në qytetin e Frickut dhe ate në hapësirën e stadiumit të këtij qyteti. Ishte nisur si koktej, por doli një darkë e veçantë, ngase kishte gatime nga kuzhina shqiptare. Ishin mbledhur shumë bashkëkombas, thuajse nga të gjitha trevat shqiptare për ta përcjellur ndeshjen nëmes Kosovës dhe Zvicrës.

Në mesin e shumë bashkatdhetarëve tanë ishin edhe disa miq zviceranë.

Image
Pamje nga organizimi

Z.Hans Reinmann, president i FC Frick, u falënderua dhe u nda shumë i kënaqur me organizimin që ka bërë shoqata në fjalë dhe u premtoi edhe në të ardhmen bashkëpunim. Gjithashtu, z.Reinmann falënderoi të gjithë shqiptarët për kontributin dhe përkrahjen që japin për FC Frick-un dhe uroi që organizime të tilla të ketë edhe më shumë në të ardhmen, që të mbajmë dhe ta ushqejmë edhe ma shumë miqësinë tonë shqiptaro-zvicerane.

Pronari i Clubhaus Fc Frick“, z.Besim Sallahu u përkujdes që gjithçka të shkoj mirë. Ndërsa kryesia e shoqatës edhe pse as një vit që nuk i ka që është themeluar, me kryesinë e saj, Rafet Ademi, kryetar, pastaj, Gafurr Ahmeti, Nderim Ibrahimi dhe Ilmi Ramadani, ritreguan zemrën e tyre humane e kombëtare që e kanë.

Bashkëkombasit tanë me familjet e tyre përcollën me shumë emocione këte ndeshje futbolli që nga fillimi e deri në sekondat e fundit. Cakrrimi i gotave dhe herë nga Zvicra e herë pas here edhe nga Kosova, përfundoi ndeshja mes shumë emocionesh, ku fitues siç është pritur doli miqësia e trashëguar mes shqiptarëve dhe zviceranëve. Disa të rinjë që ishin të pranishëm, mbanin flamurin e Zvicrës, ate kombëtar shqiptarë dhe të Kosovës. Që na jepte të kuptojmë, se shqiptarët i duan miqtë e tyre me zemër e shpirt. Ne jemi shqiptarë, por jetojmë në Zvicër. Ne e duam Kosovën, por e duam edhe Zvicrën. Nga Kosova kemi të parët tanë dhe e kemi gjakun shqiptarë, por këtu në Zvicër jemi lindur dhe po jetojmë. Ne e duam shumë edhe Zvicrën, kishim dashur të mos e ketë këtë fat Kosova, por ja që sport është, na tha njëri nga të rinjtë që mbante me krenari flamurin e Kosovës dhe të Zvicrës në dorë. Miqtë zviceran që ishin të pranishëm, u kënaqën me këtë organizim. Ishte më shumë se spektakël sportiv, ishte miqësi e përhershme shqiptaro-zvicerane. Edhe z.Rafet Ademi kryetar i shoqatës u falënderua për këshillin organizativ dhe për të gjithë të pranishmit si dhe falënderoi miqtë zviceran që u bashkuan edhe në këtë spektakël. Z.Ademi na tha ndër të tjera, se qëllimi i këtij kokteji dhe organizimi për të përcjellur ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës ishte me mesazhin, se ne shqiptarët e duam Zvicrën dhe Zvicra për ne është atdheu i dytë. Është atdheu i dytë, sepse më shumë kemi bërë jetë në Zvicër se sa në atdheun tonë. Ne u jemi mirënjohës Zvicrës dhe popullit të saj. Ne nuk ndihemi të huaj në Zvicër, sepse na ka mundësuar të gjitha të mirat. Edhe Nderim Ibrahimi, sekretar i shoqatës i cili ishte angazhuar shumë, që kjo mbrëmje të kalohet si është më së miri me kryesinë e shoqatës, u nda shumë i kënaqur dhe premtoi, se edhe në të ardhmen, shoqata jonë do të punoj edhe më shumë, që të organizohemi në forma të ndryshme në të mirë të përgjithshme. Z.Ibrahimi tha, se jemi angazhuar për disa ditë, siç e keni parë edhe Ju, kemi sjellur ushqim tradicional, duke falënderu ata që i sollën dhe i gatuan enkas për këtë mbrëmje. Të gjithë nga pak dhe e kaluam një mbrëmje të mirë. Krejt në fund, dolëm fitues të gjithë, fitoi pra miqësia shqiptaro-zvicerane. Edhe miqtë zviceran i falënderoj që erdhën në këtë mbrëmje festive sportive, që ta përcjellin ndeshjen, Kosovë-Zvicër. Emocionet ishin të mëdha gjatë gjithë ndeshjes, sepse në fushë i shihnim 13 shqiptarë. Kënaqësi e madhe dhe shumë e veçantë. Gjeneratat e më hershme, që kanë ardhur në Zvicër, pak kujt i ka shkuar mendja, se do të vjene koha, që në kombëtaren zvicerane do të kemi edhe shqiptarë, edhe ate lojtarët më të mirë. E tani, edhe ne shqiptarët jemi pjesë e jetës zvicerane, jo si mërgimtarë sezonal, por po e jetojmë jetën dhe kemi krijuar edhe familje. Pra, Zvicra për ne është lirisht mundet të thuhet shtëpia e dytë. Jeta po na shkon këtu dhe ne ia duam më të mirën, na tha ndër të tjera, z.Ibrahimi. Ajo që na la përshtypje, se edhe tifozllëku ishte i veçantë, sepse kur e merrte topin Shaqiri apo Xhaka, ngriteshin në këmbë të rinjtë, ndërsa kur e merrnin topin futbollistët e Kosovës, padyshim se fillonin edhe të brohorisnin me maturi. Sa mbrëmje e këndshme që ishte. Falënderojmë edhe shtetin zviceran, për gjitha të mirat që na ka mundësuar. Siç u pa, në hapësirën e stadiumit me të gjitha kushtet e mundshme, përcollën këtë ndeshje futbolli të pranishmit e organizuar nga Shoqata në fjalë. Krejt në fund, ashtu edhe siç duhet, u ndanë me përshëndetje të përzemërta dhe duke uruar njëri tjetrin, që të takohen përsëri në gëzime.

Përgaditi: Dahest Luma

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat