Tri shoqëri festojnë së bashku, shoqata “Sharri”, shoqëria “Dardania” dhe ansambli “Drita”!

Zvicra

Tri shoqëri festojnë së bashku, shoqata “Sharri”, shoqëria “Dardania” dhe ansambli “Drita”!

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 15:34
SH.K.A “Dardania” si gjithënje edhe kësaj here në shërbim të atdheut!

Në vikendin që e lamë pas, pati një mori manifestimesh gjithandej trojeve tona, por edhe në diaspor e veqanarisht në Zvicër, e cila është paksa më e gjallë në krahasim me vendet tjera.

Kështu ishte edhe në Amriswill të Zvicrës, nën organizimin e Shoqatës “Sharri” dhe në bashkëprogram të ansamblit “Drita” nga Kreuzlingeni, e cila më tash ka kalua 20 vitet e saja, si dhe të SH.K.A „Dardania“ nga Winterthuri, e cila tash ka hyrë në vitin e 30-të, të veprimëtarisë së saj, dhe që ka lënë vërtet emër dhe gjurmë para masës dhe publikut artdashës me programet e veta nëpër Zvicër dhe jashtë saj.

Salla e madhe në Pentorama të Amriswillit, ishte e dekoruar për festën e Pavarësisë së Kosovës, e që po i mbushte gjashtëmbëdhjet vitet e saja të mëvetësisë nga shpallja më 2008, dhe njohja e mëse 117 shtete nga e gjithë bota.

Image
Foto nga vendngjarja

Salla e mbushur me bashkëatdhetar, që kishin ardhë, thuaja se nga të gjitha anët e Zvicrës gjermane, për ta festua festën e madhe të popullit tonë, fest kjo e dyta pasë Pavarësisë së Shqipërisë që bashkon gjithë shqipëtarët, karshi gjithë kësaj situate që po na rrethon kohët e fundit, jo edhe aq të mira për populin tonë.

Gjithësesi festa u manifestua në frymën festive dhe me hapjen e programit dhe dy hymneve shtetërore të Shqipërisë si kombëtare, dhe të Kosovës si shtetërore, me që po festohet 17 shkurti, dita e Pavarësisë së Kosovës.

Image
Foto nga vendngjarja

Pasi moderatori Labinot Gashi, dhe emisioni i tij “1KL”, që emetohet në Televizionin Kohavizion i ardhur enkas nga Kosova, shpalosi programin me fillim nga këngët e grupit të fëmijëve të shoqatës “Sharri” në Waldkirch të St. Gallenit, për të vijua edhe me pikat e radhës, po ashtu me fëmijët, dhe një fjalë rasti nga kryetari Nagip Memeti, duke ju urua gjithë shoqatës dhe mbarë popullit shqipëtarë, pavarësinë e Kosovës, mandej përshëndetja dhe nga koreografi i kësaj qendre kulturore Kreshnik Sadikaj, për të vazhdua më pas me këngën “Drenica ime” interpretuar nga Leonita dhe Zymreta, që të vijohet me vallet e të vegjëlve me “Suiten Kosovare”, “vallen e Sharrit”, dhe “vallen e dasmes” nga grupi i të rriturëve i shoqatës Sharri.

Më pastaj moderatori, ftoj për një fjalë rasti, kryetarin e Shoqërisë Kulturore e Artistike z. Shefqet Cakollin, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe ju uroj festën e 17 shkurtit si festën më sublime pas festës së Pavarësisë së Shqipërisë, me çka tha se kjo festë na bashkonë, deshën apo nuk deshtëm ne, për tu ngjitur më pas grupi i vallëtarëve të rriturit e kësaj shoqërije me një “Mozaik vallesh”, të thurura enkas për Pavarësinë e Kosovës, ku ishin përfëshirë edhe thuaja se të gjitha veshjet e trevave tona jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë, prej nga edhe moderatori Labinot Gashi u fascionua me këtë kolorit veshjes, prej nga kërkoj duartrokitje nga publiku, në shenjë respekti.

Image
Foto nga vendngjarja

Ashtu si ishte paraparë edhe skenari, ashtu edhe po vijonin pikat e radhë, ku në sken doli prap shoqata “Sharri” me “Vallen e Drenicës”, nga grupi i të rriturëve, për tu ftua në sken edhe kryetari i ansamblit “Drita” z. Hajredin Gashi, me një fjalë rasti, i cili përshëndeti të pranishmit, duke ju urua gjithë shqiptarëve këtë ditë të madhe të kombit tonë, prej nga menjëhere në skenë u ngjiten vallëtarët e ansamblit, me potpuri vallesh, të kombinuara për festës e Pavarësisë së Kosovës.

Natyrisht se nuk mungua as recitimet, kushtuar Kosovës e heronjëve tanë, recituar nga nxënës të shoqatës “Sharri”.

Pas “Valles suita kosovare”, po ashtu luajtur nga shoqata “Sharri” në sken ftohen prap vallëtarët e Shoqërisë Kulturore dhe Artistike “Dardania” nga Winterthuri, me “Vallen me motive të Myzeqesë”, premier të thurur për mjeshtri, dhe luajtur nga grupi i të rriturëve, prej nga u vlerësua nga shumë të pranishëm për profesionalizmin dhe realizimin e saj edhe me veshje autoktone të asaj pjese të trojeve tona, që zgjuan interesim të madhë te publiku edhe me duatrokitjet e mëdha që morën gjatë interpretimit dhe në fund të saj.

Natyrisht se programin artistik e përfunduan shoqata “Sharri” me “Vallen e pavarësisë”, prej nga më pas edhe filloj pjesa argëtuese me këngëtaren Lori, e cila ishte ardhë veqmas për ta ngrit atmosferen festive, me këngë dhe valle edhe për publikun.

I gjithë stafi i shoqatës ishte angazhua që të jetë gjithëçka në rregullë edhe me kujdestari edhe me ushqime tradicionale, e pije për publikun, prej nga edhe kishin organizu po ashtu nga një pije dhe ushqime për musafirët dhe anëtarët e shoqërive.

Me shpres se edhe herave tjera do të kemi festa të përbashkëta si kjo, na jep shpresa se më në fund ne duhet të festojmë së bashku, dhe jo të shpërndar në shumë qytete dhe në forma të ndryshme, edhe pse shteti jonë, tani e sa vite nuk ka organizu një manifestim të tillë me karakter qendror në kuadër të ministrive tona, ose diçka të ngjashme.

19. 02.2024

Winterthur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat