Rregullat për larje, në shtatë gjuhë të huaja në Zvicër

Zvicra

Rregullat për larje, në shtatë gjuhë të huaja në Zvicër

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 20:06
Ilustrim

Shoqata zvicerane e shpëtimit  “Swiss Life-Saving Society” (SLRG), e brengosur me rastet e mbytjeve në ujë në vend, ka përkthyer rregullat për qasje në pishina dhe lumenj në gjuhë të ndryshme – duke përfshirë arabisht dhe somalisht, që u dedikohen refugjatëve dhe emigrantëve.

Këtë vit edhe gjashtë gjuhë të tjera janë ofruar në qendrat e azilit dhe mund të shkarkohen nga interneti, percjell albinfo.ch.

Në Zvicër, gjatë tre javëve të fundit janë mbytur pesë persona në ujërat zvicerane. Viktimat janë azilkërkues nga Sudani, tre persona me rrënjë në Kongo, Sri Lanka dhe Filipine, si dhe një turist

francez.
Këto fletushka janë shpërndarë në qendrat e azilit. Rregullat e larjes në gjuhë të ndryshme mund t’i gjeni në faqen e internetit të Shoqatës zvicerane të shpëtimit: https://www.slrg.ch/de/praevention/4×6-regeln/baderegeln.html

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat