Në Vizitë te veprimtari dhe humanisti Marjan Pnishi

Zvicra

Në Vizitë te veprimtari dhe humanisti Marjan Pnishi

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 19:25
Vizita

Në kuadër të qëndrimit në Kosovë pata nderin dhe respektin në shoqëri me veprimtarët Mirash Hajdaraj, Ali Basha dhe Prof. Qerim Kastrati  që të vizitoj mikun tim veprimtarin dhe humanistin- ish koordinatorin e Shoqatës bëmirëse" Nënë Tereza" me seli në Litau të Lucernit z. Marjan Pnishi.


Me Marjanin i cili është kthyer në Kosovë dhe tani jeton në Meje të Gjakovës, evokuam kujtimet më të mira që kishim për kohën e para luftës dhe gjatë luftës në të cilën Dega e LDK-së në Zvicër kishte një bashkëpunim shumë të frytshëm dhe intenziv. Janë kujtime që vështirë mund të shlyen sepse bazamentin e kanë te bashkëpunimi i sinqert dhe i pa hile që kishte për qëllim grumbullimin, sistemimin dhe dërgimin e ndihmave për qytetarët shqiptar të ndjekur nga dhuna e soldateskës serbe, të cilët ishin strehuar në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të zi për nevojat e mëdha që kishin gjatë kësaj kohe, si dhe dërgimin e mjetëve materiale për ushtarët që luftonin për çlirimin e Kosovës nga thundra e okupatorit serb. Ky bashkëpunim tregon përkushtimin e mërgimtareve tanë në Zvicër që sikurse dikur që ishin forcë e zëdhenies së idealeve çlirimtare, edhe sot po bën përpjekje për të nderuar vlerat më të mira të gardës rugoviane, që, ishin, janë dhe do të jenë gjithmonë gurthemeli i shembullit si luftohet për popull e atdhe dhe si duhet punuar per bërjen e shtetit. Por, edhe tani duhet të punojmë më fuqishëm për ndërtimin e shtetit dhe respektimin e institucioneve shtetërore duke i luftuar edhe denoncuar keqpërdoruesit dhe korrupcionin. Sepse këto të fundit janë shprehi që ja zënë frymën shtetit.


Njëherit në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, në shenjë mirënjohje, nderimi dhe respekti për Kontributin e z. Marjan Pnishi në dobi të çështjës kombëtare dhe të mirësisë humanitare, i dorëzova një Mirënjohje e ndarë në kuadër të shënimit të 26 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër.


Në fund të vizitës z.Marjan Pnishi u falënderua shumë për vizitën, respektin dhe Mirënjohjen, duke theksuar se; " Unë ruaj kujtimet më të mira ndaj Degës së LDK-së në Zvicër dhe mërgimtarëve në veçanti si dhe bashkëpunimin shumë korrekt dhe të sinqert  të kësaj dege me Shoqatën bëmirëse "Nënë Tereza" në Zvicër".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat