Zvicër: Kapet shqiptari me 200 gram heroinë

Zvicra

Zvicër: Kapet shqiptari me 200 gram heroinë

Nga: Fitim Dika Më: 6 shtator 2016 Në ora: 14:47
ilustrim

Policia e Thurgauer ka arrestuar mbasditen e së hënës në Aadorf një të dyshuar për trafikim dhe diler droge shkruan bluewin.ch. Krahas 200 gram heroine me vlerë 15.000 franga, 34 vjeçari ka pasur edhe një kilogram substanca tjera narkotike.

Shqiptari është arrestuar pak përpara orës 16.00 në Leimackerquartier dhe mes tjerash ai kishte pasur ndalim-hyrje në Zvicër. Prokuroria e Frauenfeld ka marrë në shqyrtim lëndën./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat