Krenar që jam shqiptar, krenar që shërbej në uniformë të Zvicrës

Zvicra

Krenar që jam shqiptar, krenar që shërbej në uniformë të Zvicrës

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 21:03
Alban Berisha

Të rinjtë shqiptarë me origjinë nga Kosova dhe të tjerë që shërbejnë në ushtrinë Zvicrane janë ushtarë të vyeshëm dhe janë krenarë që janë ushtarë të tillë, të zellshëm, të disiplinuar dhe madje edhe shenjëtar të mirë që kur gjuajnë nuk e gabojnë pikën zero. Është kënaqësi e madhe të shohësh djemt tanë me uniformë aq më tepër kur ai shërben në një ushtri moderne dhe profesionale të një vendi mik siç është Zvicra.

Sot edhe Nënoficieri Alban Berisha me prejardhje nga Kosova, i lindur në Prizren ishte njëri prej shumë ushtarëve që mbaruan shërbimin e plotë në të cilën deklaroj se; "Jam shumë i gëzuar dhe krenar që jam pjesë e ushtrisë zvicerane dhe e kam mbaruar një obligim si shtetas i këtij vendi. Me këtë dëshmojmë se jemi shembull pozitiv duke dhënë kontribut edhe në ushtrinë e Zvicrës”, rrëfen Albani.

Ishte një përvojë për jetën time, sepse kam mësuar shumë. Kam mësuar disiplinë, jemi mësuar të jetojmë si një familje me të gjithë ushtarët e tjerë, duke treguar se nuk mund të bëjmë asgjë pa njëri tjetrin. Me oficerët dhe ushtarakët e tjerë kemi pasur raporte shumë të mira dhe kemi respektuar hierarkinë dhe oraret e të gjitha detyrimeve që kemi pasur.

Janë shumë shqiptarë që sot mbajnë uniformën ushtarake të Zvicrës. Deri tani nuk ka një numër të saktë se sa është ky numër, për shkak se ata evidentohen si shtetas të Zvicrës dhe janë pjesë efektive e ushtrisë së këtij vendi.

Obligimi për kryerjen e shërbimit të plotë ushtarak në Zvicër është 10 muaj, për të gjithë shtetasit e Zvicrës nga mosha 18 deri 30 vjeç. Ata që kryejnë shërbimin e plotë, obligohen vetëm për stërvitje si ushtarë rezervë në periudha të caktuara, apo edhe në rast konflikti apo katastrofe natyrore.
Le te ndjekin edhe djem edhe vajza të tjerë shembullin e Albanit dhe shumë shqiptaro-zvicerianeve të tjerë.
Shembuj si Albani e shqiptarë të tjerë na krenojnë dhe nderojnë.
Suksese!
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat