"Shqiptarët ndryshojnë emrat për t'u përshtatur me Zvicrën"

Zvicra

"Shqiptarët ndryshojnë emrat për t'u përshtatur me Zvicrën"

Nga: Fitim Dika Më: 5 tetor 2016 Në ora: 17:45
ilustrim

Një shumicë e madhe e shqiptarëve, por edhe popujve tjerë ballkanikë në Zvicër, kanë filluar të ndryshojnë emrat për t’ju përshtatur më lehtë vendit. Shumë bashkëkombas e pranojnë këtë sjellje, shkruan 20min.ch.

Sa u takon serbëve me së tepërmi ata mundohen të largojnë prapashtesën “viç”, që ka një impakt negativ në Zvicër, thotë presidenti i shoqatës serbe në Zvicër, Dragan Gavric, përcjell botasot.info. “Por kjo nuk mund të jetë tradhti kombëtare, vetëm pse ndryshojmë emrat.”

Gjithashtu edhe Shefqet Cakolli nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve në Zvicër tregon se njeh shumë shqiptarë që kanë përshtatur emrat me kulturën zvicerane. “Shqiptarët shpesh kërkojnë të ndryshojnë emrat dhe kjo kryesisht vërehet tek emrat e fëmijëve të tyre në Zvicër.”

Sipas tyre kjo ndihmon edhe në punësimin më të lehtë të zviceranëve me origjinë shqiptare e serbe.

“Megjithatë, shumica ruajnë identitetin”

Edhe gjatë martesave të shqiptarëve me zviceranë, ndodh rëndom që të ndryshojnë emrat partnerët. “Por përsëri shumica ruajnë emrat e tyre të origjinës.”

Për Cakollin ndryshimi i emrave nuk është dezertim nga atdheu ose kultura.

“Tradita mund të ruhet edhe nëse ndryshohen emrat,” tha Cakolli. “Më së shumti kjo ka të bëjë me një metodë moderne, për të tejkaluar problemet.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat