20 vjeçari nga Kosova garon për deputet kantonal në Aargau të Zvicrës

Zvicra

20 vjeçari nga Kosova garon për deputet kantonal në Aargau të Zvicrës

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 13:37
Mark Kqira

I riu me prejardhje nga Gjakova, Mark Kqira do ta sfidojë veten në garë për deputetë kantonal në Aargau të Zvicrës, në zgjedhjet e 23 tetorit. 

Shqiptari nga Kosova me shtetësi zvicerane, Mark Kqira do të merr pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit në Zvicër, si kandidat për deputeti i Socialdemokratëve (SP) për zonën Bremgarten të kantonit të Aarguat.  

20 vjeçari Kqira ndodhet në listën numër 3 në flet votimet që tashmë janë shpërndarë me postë nëpër Zvicër, dhe mund të votohet për të, po ashtu me postë, deri më së largu 16 tetor, gjegjësisht një javë para 23 Tetorit kur edhe bëhet numërimi i votave. 

Ai ka premtuar se “si një qytetar i përkushtuar, do të punojë për të siguruar prosperitet përmes mbështetjes arsimore, ekonomi solidare me paga të drejta dhe pensione dhe për mbrojtje të përgjegjshme mjedisore”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat