Arrestohen 11 shqiptarë nga Kosova, që qëndronin ilegalisht në Zvicër

Zvicra

Arrestohen 11 shqiptarë nga Kosova, që qëndronin ilegalisht në Zvicër

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 tetor 2016 Në ora: 18:51
ilustrim

Policia gjatë kontrolleve në Zvicrën qendrore, Küssnacht am Rigi, ka kontrolluar 70 mjete udhëtimi dhe 185 persona, shkruan swissinfo.ch. Kontrollet janë bërë sot, e shtunë.

“Mes tyre u gjetën 11 shqiptarë nga Kosova të cilët, qëndronin ilegalisht në Zvicër,” përcjell botasot.info. “Ata janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur një procedimin penal.”

Mes kontrolleve tjera policia zvicerane ka dënuar e gjobitur shumë shoferë që vozisnin me shpejtësi tej normave të lejuara./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat