Kryesia e Nëndegës së LDK së në Burgdorf mbajti mbledhjën e saj të radhës

Zvicra

Kryesia e Nëndegës së LDK së në Burgdorf mbajti mbledhjën e saj të radhës

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 21:26
Kryesia e Nëndegës së LDK së në Burgdorf

Mbledhjen e hapi kryetari i nëndegës zotëri  Refki Kryeziu i cili pasi e propozoi rendin e ditës, tregoi për aktivitetin që është bërë në dy javet e fundit. Të gjithë anëtarët e kryesisë u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e gjërë sa më të mirë në dobi të forcimit të Nëndegës së LDK-së në Burgdorf. 

Njëherit Kryesia e kësaj Nëndege i përkrah vendimet e kryesisë së LDK-së për mbajtjen e procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër si dhe kërkon respektimin e plotë të këtyre vendimeve nga të gjitha nëndegët. Vetëm kështu do të kemi zgjedhje cilësore dhe do të dalim unik në mbështetjen e politikave dhe proqeseve brenda LDK- së në Kosovë, të kryesisë së saj dhe të kryetarit z. Isa Mustafa.

Në vazhdim Kryesia e nëndegës debatoi edhe për aktivitetet që do të organizohen në të ardhmën.

Tradita vazhdon!

Burgdorf, 29 tetor 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat