Zvicër: Shqiptari që grabiti rreth 700.000 franga përmes kontratave të pavlefshme, dënohet me 4.5 vjet burg

Zvicra

Zvicër: Shqiptari që grabiti rreth 700.000 franga përmes kontratave të pavlefshme, dënohet me 4.5 vjet burg

Nga: Fitim Dika Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 16:26
ilustrim

Një shqiptar nga Kosova prej katër vitesh është marrë me grabitje të "vogla" në Luzern dhe Zug, por që bashkarisht dëmet llogariten në 700.000 franga, shkruan zentralplus.ch.

Një nga vjedhjet e 49 vjeçarit shqiptar janë kontratat në emrin e kafes së Luzernit, Ammaro GmbH, ku ka arritur ti rrëmbejë rreth 50 celularë smartphonë, kryeissht I-phone, që më pas i ka shitur me çmime të volitshëm personave tjerë në tregun e zi. Kjo solli më pas bankrotimin e kafes që nuk kishte mundësi të paguante borxhin prej 85.000 frangave, përcjell botasot.info. Në një rast të ngjashëm me kompanitë celulare ai ka fituar në dëm të tjerëve 68.000 franga.

Poashtu përmes kontrateve të sigurimeve ai gjatë pesë aksidenteve rrugore, më qëllim ose pa qëllim, ka rrëmbyer 45.000 franga dëmshpërblim. Pra kryesisht vjedhjet e tij kanë pas të bëjnë me shfrytëzimin e kontratave me nënshkrime të pavlefshme. Poashtu pjesë e grabitjeve të tij kanë qenë edhe blerjet online, por edhe grabitjen e stolive të arit dhe sendeve tjera më vlerë nëpër apartamentet private në Zvicër.

“Nga këtu mund të kuptohet se pse shqiptari voziste me Audi RS6 Quattro,” shkruan më pas media zvicerane.

...për të mos mbaruar këtu

Ai edhe veturën nuk e ka pasur problem të mbajë, pasi e ka mbushur me benzin në emër të një firme ku edhe kësaj here e kishte falsifikuar kontratën. Gjithçka që mbushte veturën me benzin, e paguante firma që asnjëherë nuk shkonte në punë. Vlera e dëmit me përdorimin e benzinit llogaritet 27.500 franga.

Kreativiteti i tij llogaritet në atë se i ka ndryshuar edhe emrat, gjatë ditëve kur ka bërë “blerje me kosto të lartë”.

Sipas hetimeve të policisë 49 vjeçari në intervalin mes 2009 deri 2013 ka kryer dëme prej 700.000 franga. Gjatë qëndrimit të tij prej 569 ditëve në paraburgim, policia thekson se ai nuk shfaq ndjenja pendese. Gjykata Kriminale në Luzern e ka dënuar atë me 4 vjet e gjashtë muaj burg për shkak të mashtrimeve të mëdha./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat