Media zvicerane shkruan për çiftin shqiptar me qindra-mijëra ndjekës në Instagram: "Nuk është gjithshka perfekte"

Zvicra

Media zvicerane shkruan për çiftin shqiptar me qindra-mijëra ndjekës në Instagram: "Nuk është gjithshka perfekte"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 dhjetor 2016 Në ora: 17:49
Çifti shqiptar nga Zvicra

Një çift shqiptar nga Zvicra lindore është kthyer në qendër të vëmendjes për shumë ndjekës në Instagram. Një nga videot e tyre është shpërndarë nga një këngëtare e njohur pop, shkruan 20min.ch.

“Me aq shumë ndjekës kurrë nuk e kishim menduar veten,” thotë Mergime Aliu-Megi. 22 vjeçarja dhe i dashuri i saj, Xhem, kanë rreth 100.000 ndjekës në rrjetin social Instagram, nën profilin mr.mrs.aliu, përcjell botasot.info.

Gjithshka filloi përpara një viti, me shpërndarjen e videos së çiftit Aliu, që menjëherë ngjalli interesim për shumë persona.

Image

Ndjekës edhe nga Romandia

Komentet që shkruhen nga ndjekësit e tyre si: “çifti më i mirë”, “Ju jeni më të mirët” apo “një çift shumë i ëmbël”, janë të panumërta.  “Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një dashuri të vërtetë. Mendoj se Xhemi dhe unë jemi një model shpresëdhënës për çiftet tjera”, ka thënë floktarja e kualifikuar.

Ajo dhe Xhemi përmes fotove dhe videove e tregojnë edhe dashurinë e tyre ashtu siç është në të vërtetë. Kjo shihet edhe nga komentet e përgjithshme në internet: “Ju ndjek juve sepse jeni shumë simpatikë. Sidomos vërehet se ju vërtet e dashuroni njëri -tjetrin” shkruan një  ndjekëse 20 vjeçare nga Lozana.

Edhe çifti Aliu nuk gëzon dashuri perfekte

Megjithatë çifti Aliu nuk e jeton jetën si në përralla. “Asnjë lidhje ose martesë nuk është perfekte. Gjithashtu edhe ne këshillohemi ndonjëherë mes veti,” thotë Megi. Ata u njohën falë Facebook para gjashtë vitesh. Xhem është nga Flawil SG dhe postoi një fjali dashurie, ku i bëri përshtypje edhe Megit. Aty ata filluan të diskutojnë dhe lanë takim pas shtatë ditësh. Sot çifti jeton në Flawil.

Image

Xhemi është mekanik dhe thekson se jeta u ka ndryshuar pas famës që kanë fituar. “Megi më pranon ashtu siç jam,” thekson ai, për të treguar çelësin e jetës së mirë bashkëshortore.

Dashuria në mes çiftit u vulos me 6 gusht 2014 me një martesë tradicionale në vendlindjen e Xhemit në Shkup. Më 21 dhjetor 2015 ata kurorëzohen në Zvicër. Çifti nuk duan ta zbulojnë nëse kanë planifikuar për të sjellë në jetë ndonjë fëmijë.

Sivjet këngëtarja e njohur shqiptare Enca, ka shpërndarë një video të çiftit. Ata u bënë më të njohur dhe tani përmes reklamave të disa firmave marrin provizion./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat