Zvicër/Gjermani: E trafikoi drogën për të mbuluar shpenzimet e operacionit të babës, dënohet shqiptari

Zvicra

Zvicër/Gjermani: E trafikoi drogën për të mbuluar shpenzimet e operacionit të babës, dënohet shqiptari

Nga: Fitim Dika Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 17:28
ilustrim

Në 5 qershor 2016 policia zvicerane kapi një shofer pranë qytetit Weil am Rhein, që kishte ardhur nga Gjermania, përmes Zvicrës, dëshironte të shkonte drejt Italisë. Shoferi kishte tre kilogram kokainë dhe ju dorëzua autoriteteve gjermane, ku të hënën, Gjykata e Freiburgut e ka dënuar me katër vjet heqje lirie.

“I dënuari është një 36 vjeçar shqiptar, ndërsa për shkak të bashkëpunimit ndërkufitar me Zvicrës dhe Gjermanisë, policia helvete ua ka dorëzuar rastin kolegëve gjermanë,” shkruan badische-zeitung.de.

36 vjeçari ka treguar përpara Gjykatës se është marrë me transportimin e kokainës me vlerë 4500 euro, për shkak të pagimit të kreditit që ishte marrë për operacionin në zemër të babait në Tiranë. Kësti mujor ishte 200 euro, për borxhin prej 7000 euro, përcjell botasot.info.

Megjithatë Prokuroria fillimisht kërkoi 4.5 vjet burg, ndërsa avokatët 2.5 vjet burg. Në fund gjykata e dënoi me 4 vjet heqje lirie./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat