Zvicër: Arrestohet shqiptari që kishte grabitur lira zvicerane

Zvicra

Zvicër: Arrestohet shqiptari që kishte grabitur lira zvicerane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 janar 2017 Në ora: 15:43
Lirat

Pas një tentative për grabitje në një apartament në Wettingen, policia zvicerane ka arritur të arrestojë një të dyshuar shqiptar (48), shkruan aargauerzeitung.ch.  Një person i vëmendshëm alarmoi policinë të premten mbrëma, pasi pa te fqinji i vetë se ishte thyer një xham, me siguri nga hajdutët.

Nga patrullat policore u ndalua një person që ecte aty pranë, ku gjatë kontrollit ju gjetën stoli ari (shih në foto). Bëhet fjalë për një 48 vjeçar, që sipas gjitha gjasave lirat zvicerane i kishte grabitur te shtëpia e dëmtuar.  Mes tjerash shqiptari qëndronte ilegalisht në Zvicër. Atij ju shqiptua masa e paraburgimit.

Policia u ka bërë thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm ndaj grabitësve duke mbyllur dritaret dhe dyert dhe që të telefonojnë për çdo lëvizje të dyshimtë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat