Nëndega e LDK-së në Zürich organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova

Zvicra

Nëndega e LDK-së në Zürich organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova

Më: 17 janar 2017 Në ora: 18:28
LDK

Ftesë

Të nderuar bashkatdhetarë, anëtarë dhe simpatizues të LDK-së,

Nën kujdesin e Degës së LDK-së në Zvicër, Nëndega e LDK-së në Zürich organizon Akademi përkujtimore në 11- vjetorin e shkuarjës në përjetësi të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Ju ftojmë që të nderoni me pjesmarrjen t`uaj me rastin e 11 vjetorit të vdekjës së kryetarit historik të Kosovës dhe të Lidhjës Demokratike të Kosovës, ikonës së  Historisë me te re shqiptare, intelektualit, krijuesit , njeriut me kulturë botërore dhe evropiane, themeluesit të Pavarësisë dhe Gurthemeli i shtetësisë se Kosovës.

Presidenti  Dr. Ibrahim Rugova ishte, është dhe do të mbetet njeriu i pa zavendësueshem që me vizionin e tij largpamës, me këmbëngulje, me guxim dhe me trimëri bëri që Kosova të jetë emër i njohur në institucionet më të larta ndërkombëtare.

Përkujtimi për Presidentin Dr.Ibrahim Rugova, ka rikthyer dhembjen edhe njëherë 11 vite më pas duke rikujtuar çastet e dhembjes por aspak pa e zbehur respektin, dashurinë dhe krenarinë për Të.

Tubimi përkujtimor do të mbahet të dielen , më 22 janar 2017,

Fillon në ora 14.00.

Adresa : Resttaurant Salmen , Uitikonstrasse 17 8952 Schliere

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat