2.700 shqiptarë nga Zvicra të gatshëm për Kosovë, të veshin uniformën në front përballë Serbisë

Zvicra

2.700 shqiptarë nga Zvicra të gatshëm për Kosovë, të veshin uniformën në front përballë Serbisë

Më: 20 janar 2017 Në ora: 17:11
ilustrim

Kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovë kanë bërë që edhe diaspora shqiptare të mobilizohet në shërbim të atdheut. Ata me mjaft shqetësim  po i ndjekin zhvillimet e fundit  në vendlindje, meqë familjet  e tyre jetojnë atje. Agjencia së lajmeve “Presheva Jonë”  ka mësuar nga burimet e saj se ky numri i vullnetarëve qe kanë shprehur gatishmërinë të veshin uniformen, te shkojnë ne Kosovë mbi 20 mije te rinj për t’i bere balle ndonjë sulmi eventual nga Serbia. Edhe në Zvicër ku rreth  300.000 shqiptarë, ata nuk janë të qetë. Mësohet se 2.700 shqiptarë nga ky vend janë vullnetare, te gatshme t’i përgjigjen ftesës se institucioneve te Prishtinës për mbrojtjen e integritetit të Kosovës.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve nga shoqatat e asociacioneve të komuniteti shqiptar ne Zvicër ka mësuar se 2700 te rinj nga 26  kantonet e  Zvicrës (për kanton nga 100 te rijnë) kanë shprehur dëshirën te veshin uniformën ushtarake, që në bazë vullnetare të shkojnë në Kosovë te mbrojnë vendin  e tyre ne rast sulmi nga Serbia. Këta vullnetarë nga Zvicra, pjesa dërmuese janë nga Kosova, por ka edhe mërgimtarë nga Shqipëria, Maqedonie e Presheva.

Të shtunën e kaluar autoritetet e Kosovës ndaluan hyrjen në Kosovë të një treni që ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare. Ky tren nga pala e Kosovës dhe ndërkombëtarët u cilësua provokator.

Serbia don me e marr Veriun, por duket se don me mbet pa Luginen e Preshevës e as pa Veriun … se jemi 8 mlionë shqiptar në ballkan. Tokat nuk i japim falë !…

Kjo gjendje është tensionuar në rajon edhe me shumë ditëve të fundit, ku autoritet e Beogradit kanë dërguar forca te mëdha luftarake ne brezin kufitar Serbi-Kosovë, ne vendbanimet shqiptare (siç i thonë shqiptaret Kosovë Lindore apo nga serbet si Serbi jugore) ne ketë brez kufitar prej 117 kilometrash. Ky tensionim  i kësaj gjendje ne Kosovë ka bere qe edhe shqiptaret ne diaspore te mos rrijnë duarkryq, ku janë lëshuar apele e ftesa për mobilizim dhe vullnetare ne mbrojtje te kufijve te shtetit me të ri në Evropë Kosovës. Vullnetarë të tillë janë paraqitur nga SHBA-të, Gjermania, Franca e Zvicra..

2.700 te rinj kane shprehur gatishmërinë te kthehen në baza vullnetare në Kosovë për të veshur uniformen ushtarake ne sherbim te atdheut. Sipas disa shoqatave ne Zvicër, nga çdo kanton kane shprehur gatishmërinë te shkojnë nga 100 vullnetarë ne Kosovë, çka pjesa dërmuese e këtyre vullnetarëve nga Zvicra janë te rijnë te papunë ose “pa letra” dhe mezi presin  te kthehen ne Kosovë, ka shkruar agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

“Unë edhe para 20 vitesh kam qene ne luftë dhe tash jam ne gjendje te shkoje serish te mbrojë atdheun tim. Disa bashkëkombës te mi qe po shkojnë ne Siri për te luftuar kot, tash e kane momentin  për te treguar trimërinë…” ka thëne burri 48 vjeçar P.K. nga Mitrovica i cili jeton ne St.Gallen. Kurse një shqiptar tjetër nga Prishtina R.B. thotë se “unë me 12 shoke jemi te gatshëm për te shkuar në shërbim te atdheut. Presim vetëm urdhrin nga institucionet tona. Unë jam ne Zvicër qe 2 vjet e gjysmë pa letra, here punoj e here nuk punoj. Ika nga Kosova se nuk kisha pune dhe perspektive. Nëse shkoj në luftë, unë ashtu-kështu nuk humbi asgjë, me qe familja ime atje jeton ne mjerim..”

Për krizën ne Kosove dite më pare e paralajmëroi edhe ministri i mbrojtjes Guy Pralinen. Ministri zviceran i mbrojtjes paralajmëron sipas të cilit  “në Kosovë sërish do te ketë krize dhe tensionim, e situatës, bashke me te  edhe eksod të shqiptarëve, ata do të mësyjnë Zvicrën”. Prandaj sipas ministrit zviceran z.Pralinen  “nuk është momenti i tërheqjes se trupave helevetike-Swisscoy nga rajoni.” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat