Rustemi nga Maqedonia merr në pronësi lokalin njëmijëvjeçar në Zvicër, ja pse shqetësohen banorët lokalë

Zvicra

Rustemi nga Maqedonia merr në pronësi lokalin njëmijëvjeçar në Zvicër, ja pse shqetësohen banorët lokalë

Nga: Fitim Dika Më: 20 janar 2017 Në ora: 18:47
Shtepia

A do e lejë Samet Rustemi restorantin «Hirschen» në Gipf-Oberfrick dhe do shkojë në restorantin njemijëvjeçar në Frick?

“Unë kisha shansën të hap picerinë time në një komunë të madhe dhe në një vend shumë të mirë,” thotë Samet Rustemi nga Maqedonia. Spekulimet kanë marrë fund ditën e sotme. “Rebstock” në Frick do mbetet definitivisht një restorant. Komuna si pronare e shtëpisë së vjetër pas bisedimeve të gjata ka vendosur që ajo ti jepet në pronësi Rustemit, që jeton në Frick, shkruan aargauerzeitung.ch.


Në këtë mënyrë «Rebstock» që ka traditë të shquar në historinë e Zvicrës, themeluar nga 1086, do bëjë kthesën e re: Nga përgatitje të ushqimit tradicional zviceran, në pronësi të gjatë të Reto Bürgi, tani do kthehet në piceri. Rustemi merret 17 vjet me përgatitjen e picerive në restoranitn «Hirschen» në Gipf-Oberfrick ku ka bërë emër me picerinë e shtëpisë të quajtur «Pizzeria Argovia», përcjell botasot.info.

Krahas kuzhinës italiane ai promovon edhe atë zvicerane. “Kuzhina tradicionale zvicerane do jetë 20 përqindëshi i ofertave të mia. Deri më tani 90 përqind i kemi pasur oferta nga ushqimi tradicional italian,” thekson ai, që sëbashku me punëtorët tani do transferohet në Frick. Mes ofertave të tij do jetë dërgimi i picerive në shtëpi.


Investime mbi një milion euro

Rustemi është mjaft i gëzuar për kthesën e “madhe”. Unë kisha shansën të hap picerinë timë në një komunë të madhe dhe në një vend shumë të mirë,” tha ai. Ai qeshet. “Tani marr në pronësi një lokal të ri.” Komuna e ka shitur «Rebstock» për 1.65 milion franga në dhjetor 2015, ndërsa muajin e ardhshëm do e renovojë për 1,27 milion franga. Kryetari i komunës, Daniel Suter, mendon që me ndryshimet edhe në kuzhinë, lokali do hapet optimalisht në 1 tetor 2017.

Një nikoqir me trup dhe shpirt

Për nga madhësia restoranti “Hirschen” është i ngjashëm me “Rebstock”, që nxe 70 persona brenda dhe 90 në terrasë. Megjithatë në “Rebstock” ka edhe një përparësi sallën, që do shfytëzohet për evenimente të ndryshme nga komuna e Frick.

“Për ne ishte e rëndësishme, që “Rebstock” të pronësohet nga një person që është i gatshëm për popullatën e Frick,” theksoi Suter. Këtu është Rustemi, “zgjedhja optimale,” që e gëzon Suterin. “Ai është nikoqir me gjithë shpirt dhe këtë e ka vërtetuar në Gipf-Oberfrick.”

Se “Robstock” kthehet në piceri ka shqetësuar paksa zviceranët që prej kohësh pyesin, nëse “akoma kemi nevojë për piceria?”


Por Rustemi mund t’ia dalë duke pasur parasysh se ai nuk është “lojtar i huaj” por i ankoruar prej kohësh në komunën Frick. Suteri është i bindur se «Rebstock» ndër Rustemin do lulëzojë. Në fund ai e përmbyll: “Banorët e Frick duhet ti japën një shansë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat