Vdes babai i dy vajzave që u plagos nga vjehrri zviceran përpara familjes, ja momenti kur ai qëlloi me armë

Zvicra

Vdes babai i dy vajzave që u plagos nga vjehrri zviceran përpara familjes, ja momenti kur ai qëlloi me armë

Nga: BOTA SOT Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 11:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në stacionin e trenave  në Gerlafingen (Solothurn- Zvicër) dje ka ndodhur një tragjedi familjare. Shqiptari A.A. (29) rreth orës 10.45 u qëllua me armë zjarri, shkruan “20min”.

“Agresori është arrestuar,” tha Thomas Kummer nga policia e kantonit Solothurn. Bëhet fjalë për vjehrrin e 29 vjeçarit, një 54 vjeçar zviceran. Prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa 29 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Siç tregon fqinja e çiftit Güler Yavuz (51) menjëherë pas dëgjimit të shkrepjes së armës ka dalur nga shtëpia dhe është takuar me bashkëshorten e viktimës, Gjilimser A*. «Ajo ishte mbuluar me gjak», tregon ajo, «sepse ajo mbante në duar burrin e saj të plagosur.» Agresori që qëlloi të jetë vjehrri i tij vetë thirri ambulancën dhe me vetëdëshirë u dorëzua përpara policisë.

«Gjilimser nuk ishte mirë dhe ishte në shok», thotë Yavuz. Ajo shpresonte që babai i dy vajzave të vogla do shërohet sa më shpejtë.

Ndërron jetë sot në spital viktima

Gjatë natës së mbrëmshme viktima ka ndërruar jetë në spital pa mundur t’u mbijetojë plagëve, shkruan “BLICK”. Vjehrri i të ndjerit ndodhet në paraburgim, ndërsa informacionet jo-zyrtare flasin se tragjedia mund të ketë ardhur si pasojë e zënkave të shpeshta mes çiftit.

LEXO EDHE: http://www.botasot.info/zvicra-diaspora/658180/zvicer-drame-ne-familjen-shqiptare-njerku-qellon-me-plumb-birin-perpara-gruas-dhe-dy-vajzave/

Gjithashtu fqinjët tjerë kishin dëgjuar dhe parë gjithë rastin. “Pasi dëgjuam krismën, erdhën britmat e një gruaja dhe fëmijëve të vegjël,” thekson një fqinje tjetër pa treguar emrin, përcjell botasot.info. «E pash burrin e plagosur të shtrirë në korridor.»

Dy burra janë arrestuar nga policia, kur krahas vjehrrit të viktimës është arrestuar edhe vëllai i viktimës, të cilët jetojnë në të njëjtën godinë. Por kjo e fundit nuk është konfirmuar nga policia.

Shkrimi me video; http://www.blick.ch/incoming/schiesserei-in-gerlafingen-so-das-angeschossene-mann-ist-im-spital-verstorben-id6257133.html

Gjithçka pritet të zbardhet nga hetimet./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat