Shqiptari vrau brazilianin përpara tetë vitesh në Zvicër, gjykata merr vendimin

Zvicra

Shqiptari vrau brazilianin përpara tetë vitesh në Zvicër, gjykata merr vendimin

Nga: Fitim Dika Më: 28 mars 2017 Në ora: 20:49
Më 8 gusht 2009 këtu u godit me thikë braziliani

Me thika dhe sende tjera metalike tre persona sulmuan një grup brazilianësh përpara tetë vjetësh - njërit prej tyre i është ngulur thika. Tre agresorët nga Ballkani kanë dalur përpara Gjykatës kriminale në Luzern, ku njëri sosh, shqiptar nga Maqedoni është dënuar me tetë vite e tre muaj burg, shkruan “Blick”.

Kur ndodhi ngjarja?

Në 8 gusht 2009 në Hochdorf pritej të ishte një natë e bukur verore - ishte “Bar Festivali”, megjithatë përfundoi me përleshje të dhunshme. Nga një përleshje mes brazilianëve dhe një grup ballkanik, 25 vjeçari nga Kosova mori plagë në buzë. Si duhej të reagojë ai?

Cili tentoi të vrasë brazilianin?

Kur grupi brazilian nisi të shkojë drejt shtëpisë, ata u ndaluan nga tre burra me thika, sprej dhe sende tjera metalike. Një prej të treve goditi me thikë brazilianin 9 cm në thellësi të trupit të sipërm, duke i sjellë gjakderdhje të fuqishme prej në vendngjarje, përcjell botasot.info.

Pas tetë vjetësh hetime dy shqiptarë nga Kosova (25 dhe 30) dhe një 35 vjeçar nga Maqedonia kanë dalur përpara Gjykatës Kriminale. Si dyshuesi kryesor për goditje me thikë vlen 30 vjeçari nga Kosova - i cili mund të dënohet me dhjetë vjet heqje lirie. Pas ngjarjes së 8 gushtit ai ktheu në Kosovë ku studioi farmaci. Ai u kap në 2015, pasi tjerët e akuzuan atë për goditje me thikë. Në anën tjetër, 30 vjeçari nuk pranon fajësinë kur thotë se “në kohë të gabuar ishte me persona të gabuar dhe në vend të gabuar.”

Pretendimi: Për shkak të frikës në mbrojtje

Për shtetasin nga Maqedonia Prokuroria ka kërkuar shtatë vjet heqje lirie. Ai akuzohet për shkelje tjera ligjore si dhunë dhe shpërdorim të ndihmës sociale. Në lidhje me ngjarjen kundër brazilianëve ai thekson se kishte përdorur vetëm grushtat, por ishte detyruar nën kërcënim për të mos treguar realitetin. Së fundi ai merr trajtim psikiatrik për shkak të vuajtjes nga frika, ndërsa familja e tij mbijeton falë ndihmave sociale.

Hakmarrje për shkak të grushtit

Shqiptari i dytë nga Kosova kërkonte hakmarrje për shkak të grushtit të pranuar. Por ai thekson se brazilianët asnjëherë nuk do sulmoheshin nëse në lojë do ishin thikat.

25 vjeçari i sotëm nga Kosova punon në një punë profesionale. Ai atëherë qëndroi në burgun e fëmijëve. Përveç kësaj akuze ai hetohet edhe për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Përfundimi

Pas dëshmive të reja dhe pyetjeve të shumta, trupi gjykues ra në konstatim se 35 vjeçari nga Maqedonia ishte sulmuesi kryesor. Kjo u mbështet edhe nga brazilianët e mbijetuar. Veç kësaj, deklaratën që kishte dhënë shtetasi i Maqedonisë, gjyqtarët e kanë vlerësuar si pak të besueshme, përcjell botasot.info. Andaj 35 vjeçari u dënua me tetë vjet e tre muaj burg dhe gjobë 180 ditë pune me pagesë 30 franga,;ndërsa shokët e tij nga Kosova janë dënuar për pjesëmarrje në sulm - 2.5 dhe 3.5 vjet burg, pjesërisht me kusht.

Vendimet nuk janë të plotëfuqishme dhe çështja mund të ankimohet në Gjykatën e apelit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat