Zvicër: Shqiptari dërgohet në psikiatri ku rreh për vdekje bashkëbanuesin e moshuar

Zvicra

Zvicër: Shqiptari dërgohet në psikiatri ku rreh për vdekje bashkëbanuesin e moshuar

Nga: Fitim Dika Më: 15 prill 2017 Në ora: 21:34
ilustrim

Natën e së premtes një burrë për shkak të shqetësimeve akute psiko-sociale është dërguar në klinikën psikiatrike të St. Urban. Pak më vonë 33 vjeçari nga Kosova ka sulmuar pacientin në dhomën e tij dhe e plagosi për vdekje. Policia arriti të arrestojë agresorin shqiptar prej asaj nate përkundër që tentoi të arratiset, shkruan soaktuell.ch.

“Në 14 prill 2017, 33 vjeçari sulmoi fizikisht 85 vjeçarin në dhomat e psikiatrisë në St. Urban. Përkundër trajtimit mjekësor i moshuari vdiq pas disa orësh, ndërsa sulmuesi u kap në ndërtesën fqinje nga policia. Agresori tentoi të arratiset, por pa sukses” përcjell botasot.info. “Agresori është shqiptar nga Kosova që jetonte prej kohësh në Zvicër.”

Prokuroria e Sursee ka filluar hetimet duke ngritur procedurë penale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat