Radarët kurth janë kthyer vërtet në një makth për “raserët” të cilët kapen pikërisht atëherë kur mendojnë se kaluan pa u vërejtur nga policia. Një 21 vjeçar nga Kosova ka thyer një rekord të palavdishëm në kantonin St. Gallen, konkretisht në Oberriet, duke vozitur plot 142 km/h, në një rrugë ku lejohet vetëm 50km/h, shkruan polizeiticker.ch. Sipas policisë së këtij kantoni, asnjëherë deri tash nuk është shënuar një tejkalim i tillë shpejtësie brenda qytetit, përcjell botasot.info. Edhe pse vetura nuk ishte e tij, ajo është konfiskuar si garanci nëse i riu shqiptar nuk do ketë mundësi materiale për ta paguar gjobën.
Pasi ka vozitur mbi 90 kilometra në orë nga norma e lejuar, krahas konfiskimit të veturës, ndaj tij është ngritur procedurë penale dhe i është ndaluar vozitja në gjithë Zvicrën. Ai lejen e kishte marrë në Kosovë./Bota sot
Lexo edhe këtë lajm
Voziti me mbi 200 km/h përmes rrugëve të Zvicrës, dënohet me 30 muaj burg