Televizioni zviceran udhëton përmes diasporës shqiptare: Kosova duhet të ndryshojë diçka politikisht

Zvicra

Televizioni zviceran udhëton përmes diasporës shqiptare: Kosova duhet të ndryshojë diçka politikisht

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 korrik 2017 Në ora: 10:52
Mërgimtarë

Shumica e shqiptarëve të Zvicrës ndjehen mjaft të lidhur me vendlindjen e tyre. Por ka edhe nga ata që kritikojnë vendin e origjinës, shkruan “SRF”.

Një e dhjeta e banorëve të Kosovës jetojnë në Zvicër, rreth 170.000 banorë. Gjenerata e dytë dhe e tretë është shumë më mirë e integruar. Megjithatë lidhja me Kosovën mbetet akoma e fuqishme. Shumica kanë të afërtit atje dhe u dërgojnë para. 175 milion franga kanë dërguar vitin e fundit zviceranët drejt Kosovës, ose rreth një e katërta e gjithë diasporës shqiptare.

Kosova ekonomikisht është keq, një e treta e popullatës jeton në kufijtë e varfërisë dhe papunësia kap shifrat e mbi 50 përqind. Liberalizimi i vizave me hapësirat Shengen mbetet larg.

Image

Bisedë me Enver Robelli (gazetar)

Megjithatë numri i kritikuesve për bashkëkombasit e tyre në Kosovës është rritur në diasporë, thotë gazetari Enver Robelli. Kosovarët e Zvicrës kanë parë mjaft nga keqpërdorimi politik i elitave, që ka rezultuar me vendnumero. Në anën tjetër varësia financiare e farefisit është pengesë për vetëiniciativat dhe helm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 Më shumë se vizitë familjare

Përveç vizitave familjare diaspora viziton Kosovën edhe për skenën muzikore në kryeqytetin e Prishtinës, mendon publicisti Robelli.

Bisedë me Valon Asani (Biznesmen-IT)

Disa të rinj të diasporës shfrytëzojnë lidhjen me Kosovën për biznes të përditshëm. Mes tyre është edhe Valon Asani. Ai ka themeluar një firmë IT në Prishtinë dhe tani jetën e ndan mes Zvicrës dhe Kosovës. Qëllimi i tij është të krijojë vende të lira pune. Ai shikon një klime miqësore për investitorët e huaj në Kosovë, për dallim të disa barrierave byrokratike dhe infrastrukturore në fillim.

Image

“Dikur Kosova ishte një vend i huaj. Atje shkonim gjatë stinës së verës dhe vizitonim të afërmit.” Por viteve të fundit është shtuar lidhja me Kosovën, falë punëtorëve dhe partnerëve të biznesit. Ai mendon të jetë edhe më shumë aktiv në Kosovë.

Problemi me persona të kualifikuar

Një ndër problemet bazë mbetet gjetja e njerëzve të kualifikuar, thotë Asani. Një shembull është edhe me Bujar Nrecaj që ka studiuar arkitekturë në Zvicër, ndërsa tani ndërton biblioteka në vendbanimet e Kosovës. “Unë e lëshova fshatin tim në Kosovë në 1991 dhe atëherë nuk kishte bibliotekë në shkollë. Kur u ktheva pas 17 vitesh, shkollën e gjeta akoma pa bibliotekë.”

Kjo gjendje për Nrecaj ishte e papranueshme dhe ai gjeti një mundësi në Zvicër për të përmirësuar situatën. Ai sot ka ndërtuar biblioteka për fëmijët e Kosovës me emrin «Bunatekas».

“Unë jetoj dy botët. Në Zvicër jetoj si shqiptar dhe në Kosovë jetoj si zviceran,” thotë ai që tani ka një art të identitetit të përzier. “Për të dyja kulturat kam ndjenja dhe jam i dyfishtë - ky jam unë.”

Image

Hapësira për identitete të reja

«Është dashuria», thotë artistja Albana Agaj, mbi marrëdhëniet me Prishtinën. Ajo merret me aktrimin në teatër ku gërsheton dhe ndërthur kulturën zvicerane dhe atë shqiptare. Agaj thekson se në Prishtinë ka gjetur një qytetet të hapur, për dallim që shqiptarët në Zvicër ruajnë akoma traditat e vjetra. “Shumë të rinj nga diaspora ndjehen mes hapësirës së këtushme dhe atjeshme.”

Dhe kështu shpreson edhe gazetari Enver Robelli, që të shfrytëzohet energjia pozitive dhe lidhja e ngushtë mes shqiptarëve të Zvicrës dhe atdheut të tyre. Por kjo është e mundur vetëm kur Kosova të bëhet shtet funkcional. “Nëse diçka ndryshon politikisht, në konceptin pozitiv, atëherë besoj që kjo do shkaktojë një dinamikë të pabesueshme. Banorët do kthehen më shpesh dhe do tentojnë të ndërtojnë diçka në Kosovë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat