Solothurn: Mashtrime provimesh përmes Hightech, arrestohet shqiptari nga Kosova

Zvicra

Solothurn: Mashtrime provimesh përmes Hightech, arrestohet shqiptari nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 shtator 2017 Në ora: 20:44
Mashtrime provimesh përmes Hightech

Sëpaku 20 persona kanë marrë provimin e patentës me mini-kamera, dëgjuese mikro si dhe mjete tjera elektronike të lidhura me një 41 vjeçar nga Kosova. Ky i fundit, kundrejt shumave të mëdha të parave, deri në mijëra franga, kishte ndihmuar absolventët e Kantonit Solothurn për të marrë provimin, shkruan ‘Blick”.

Që nga janari, përgjegjësi për qarkullimin rrugor në Zvicër, Sven Britschgi, fliste dhe paralajmëronte për një shtim të marrjes së provimeve përmes “mashtrimeve me Hightech”. Hetimet tregojnë se 41 vjeçari kishte kryer mashtrimin nga dhjetori 2014 deri në mars 2016 për absolventët shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Prokuroria ka mundësi ta lëshojë atë që të mbrohet në liri, megjithatë 41 vjeçari akoma nuk është liruar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat