Zvicër, Elida 19 vjeçare nga Maqedonia përcillet në banesën e fundit, ndarja e familjes me të rrëqethëse

Zvicra

Zvicër, Elida 19 vjeçare nga Maqedonia përcillet në banesën e fundit, ndarja e familjes me të rrëqethëse

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 19:34
Varrimi i Elidës

Aksidenti i tmerrshëm që mori jetën e Elida Osmanit (19) nga Lenzburgu, ka tronditur Zvicrën. Përderisa familja e saj po i përjeton ditët me vuajtje të mëdha, vozitësi 80-vjeçar që shkaktoi aksidentin është zhdukur.

Mbrëmjen e së mërkurës, miqtë, farefisi dhe shokët e shkollës i kanë dhënë lamtumirën e fundit Elida Osmanit (19). Shqiptarja e re ishte goditur për vdekje nga një pesnionist zviceran 80-vjeçar, në vendkalimin e rregullt për këmbësorë. Kufoma e Elidës së re u bartë nga spitali i Aaraut deri tek Bashkësia fetare në Lenzburg.

„Edhe një herë të gjithë jemi afër Elidës“, ka pohuar për „Blick“ kushëriri i saj, Bedri Asani (34), përcjellë portali Shtegu.com. Ditën e nesërme kufoma e Elidës do të fluturojë për në Maqedoni, ku do të pushojë përgjithmonë në afërsi të rrethit të ngushtë familjar. Një ndarje rrëqethëse nga një vajzë shpresëdhënëse, e cila në Zvicër kishte ardhur para dy vite e gjysmë.

Image

Vdekjen e saj e shkaktoi pensionisti zviceran 80-vjeçar, i cili nuk ka pasur të drejtë të vozitë veturën. Pas aksidentit, përkundër konfiskimit të patentës së shoferit, ai policisë i kishte treguar një patentë të vjetër e të pavlefshme.

Pas hetimeve policore, zbulohet mashtrimi i guximshëm i pensionistit i cili ka qenë dentist. Sipas informatave të „Blick“, ndaj tij janë shqiptuar vendime gjyqësore nga Gjykata federale zvicerane të cilët dëshmojnë: Pensionisti shpeshëherë ka vozitur shpejt, është hetuar dhe dënuar, bile edhe i është konfiskuar patenta e shoferit. Por, ai ka vazhduar betejën e tij në instancat më të larta, deri të Gjykata federale zvicerane. Në mars të këtij viti është sjellë vendimi përfundimtar: Patenta e shoferit i është konfiskuar për gjashtë muaj.

Image

Me gjithë këtë, pensionisti i cili përkundër moshës së shtyrë, ende ka praktikuar profesionin e vet si dentist, nuk dorëzohet dhe vazhdon të drejtojë veturën.
„Sot në mëngjes më tregoi për aksidentin“, pohon motra 83-vjeçare e pensionistit. Ai më tha se nuk e kishte parë vajzën dhe i vjen shumë keq për ate që ka ndodhur. Motra e tij supozon se Elida përnjëherë është paraqitur nga errësira, apo se ka qenë duke shikuar në celularin e saj. Ajo është e bindur se vëllai i saj nuk ka qenë duke manovruar me celular, pasi i ka urrejtur celularët.

Image

Shkaktari i aksidentit, i cili asnjëherë nuk ka qenë i martuar dhe nuk ka pasur fëmijë, gjatë ditës së djeshme nuk ka qenë i kapshëm për të dhënë deklaratë, as në shtëpi, por as edhe në ordinancën e vet. Në lagjen ku jeton, ai llogaritet si një fantazmë, pasi nuk merr pjesë në jetën e fshatit e lëre më nëpër shoqata. „Ai gjithnjë është përkujdesur që të mos fotografohet asnjëherë. Në fotot e klasës gjithnjë ka tentuar që të fshihet“, ka pohuar një ish shok i klasës.

rokuroria nuk jep informata nëse pesnionisti ka qenë nën ndikim të drogës apo alkoolit, ose nëse ai ka qenë duke vozitur shumë shpejt. Dihet vetëm se ajo ka hapur një hetim ndaj tij për „vrasje në pakujdesi“. Përkundër gjithë kësaj, pensionisti nuk është arrestuar. Sipas Prokurorisë, nuk ka arsye për arrestimin e tij. Nga ana tjetër, kushëriri i Elidës, Bedri Asani është i zhgënjyer: „Çfarë mund të thuhet, të shpresojmë se tetëdhjetëvjeçari ka mësuar diçka nga ky aksident dhe do të dënohet siç e meriton. Por, familja e Elidës është e vetëdijshme: Fundi-fundit, e gjithë kjo nuk na e kthen prapa dritën tonë të diellit“./shtegu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat