Kushtrim Jetishi apo instrumentisti kuptimplotë

Zvicra

Kushtrim Jetishi apo instrumentisti kuptimplotë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 22:44
Kushtrim Jetishi

I riu Gjilanas, Kushtrim Jetishi i cili me afinitetin e tij të veçantë në instrumentet muzikore, përkatësisht në Surle po bënë “Çudirat” duke i dhenë jetë ketijë instrumenti në raport me llojin e muzikës që po e kultivon, perkatësisht tingujt me përmbajtje popullore duke i modernizuar me një stil të veçantë.

Kushtrimi ky djalosh i cili u lind dhe u shkollua në Gjilan, tani vazhdon jetën në shtetin Zvicrran, por duke mos lënë mbrapa afinitetin e tijë të lindur për muzikën, e vazhdoj përkushtimin e tijë drejtë përfeksioninimit në përdorimin e instrumentit të surles.

Dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit është angazhimi në vazhdimësi në ahengje familjare, mbrëmje muzikore dhe koncerte, ku me punën dhe vullnetin e tij po tregon profesionalizëm. Instrumentisti Kushtrim Jetishi është në dispozicionin e gjithë të interesuarve të cilët deshirojnë që ahengu për rastet më të veqanta të plotësohet me tingujtë e ç’muar të Surles.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat