SHKH “Sali Çekaj”, humanitet dhe atdhedashuri në vepër

Zvicra

SHKH “Sali Çekaj”, humanitet dhe atdhedashuri në vepër

Nga: Florim Zeqa Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 21:05
Darka e Lamës në Büron të Lucernit (Zvicër)

Shoqata Kulturore Humanitare“ Sali Çekaj“ me 16.12.2017 në Büron të Lucernit  (Zvicër), në mënyrë madhështore organizoj manifestimin tradicional (i shtati më radhë) të Darkës së Lamës.

Kësaj radhe, edhe salla e madhe në Büron ishte tepër e ngusht për pjesmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve për rreth, si Gjermania, Austria, Italia, etj.

Nën simbolikën e Darkës së Lamës, këtij evenimenti të lashtë të traditës tonë mijëravjeçare, të ripërtërirë në vitin 2002 nga presidenti historik Ibrahim Rugova, Shoqata Humanitare“ Sali Çekaj e përmbylli aktivitetin e saj vjetor me një program të pasur kulturoro-artistik.

Ky manifestim kulturor u hap me intonimin e hymnit kombëtar dhe atij dardan nën tingujt e Violinës, ekzekutuar për mrekulli nga vllëzërit Arbnor dhe Rrezar Kuqi.

Pas intonimit të hymneve, moderatori Qamil Çekaj e hapi programin me përshendetje dhe falenderim drejtuar të gjithë pjesmarrësve në këtë aktivitet. Në mënyrë të veqantë moderatori përshendeti mysafirët; Jahir Maleta (kryetar i këshillit koordinator të oficierëve të ish Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, udhëhequr nga kol. Ahmet Krasniqi), Abaz Fejzullahu (kryetar i intelektualëve shqiptar në Zvicër, veprimtarin Reshat Murati nga Gjermania, publicistin Florim Zeqa nga Italia, Naim Miftari (oficier i lartë i G02-it), Arbër Gashi (sekretar i Ballit Kombëtar) dhe Haki Latifin (ish kryetar i degës së LDK-së-Zvicër).

Image

Më pas, moderatori për një fjalë rasti e ftoi në skenë kryetarin e SH.H.“Sali Çekaj“, zotin Saim Tahiraj i cili pas përshendetjes së të pranishmëve dhe mysafirëve, i falenderoj të gjithë kontributdhënësit, donatorët dhe antarësinë e gjërë të shoqatës për ndihmat e pakursyera në shërbim të bashkatdhetarëve në Kosovë dhe trojet tjera etnike.

Pas fjalës së kryetarit Saim Tahiraj, në skenë përseri u paraqitën vllëzërit Arbnor dhe Rrezar Kuqi, kësaj radhe me këngën për heroin kombëtar Sali Çekaj, e cila u përcjellë me emocione të papërshkruara nga të pranishmit në sallë.

Raporti vjetor i punës së shoqatës, i prezantuar nga arkatari Lush Mulaj e dëshmoi humanitetin dhe atdhedashurinë në vepër të drejtuesve të shoqatës dhe antarësisë së gjërë të saj.

Në fakt, transparenca dhe llogaridhënja e drejtuesve para antarësisë së gjërë, paraqet çelësin e suksesit të kësaj shoqate me traditë të gjatë veprimi. Ishin shifrat e larta të mjeteve financiare që treguan shpirtin human të bashkatdhetarëve të tubuar rreth shoqatës e cila me krenari mbanë emrin e heroit kombëtar, intelektualit dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijën institucionale të presidentit Ibrahim Rugova.

Vargu i gjatë i donatorëve i zbërthyer në shifra është ky; për vitin 2017-të janë grumbulluar dhe shpërndarë nevojtarëve në Kosovë dhe viset tjera kombëtare 201 433.- CHF dhe 16.904.EURO.

Në fund, për këto shuma të grumbulluara, arkatari Lush Mulaj falenderoj të gjithë donatorët dhe anëtarësinë e shoqatës.

Vlenë për të theksuar se ky është rezultat i një pune ekipore, i një uniteti dhe bashkrendimi të veprimeve të kryesisë me antarësinë shoqatës, drejtuar nga ushtari besnik i Ibrahim Rugovës, zoti Saim Tahiraj.

Momenti ndarjes së mirënjohjeve dhe dhuratave e dëshmoi krijimin e lidhjeve të fuqishme vëllazërore mes kryesisë së shoqatës, donatorëve dhe përfituesve të ndihmave.

Njëherit, kjo ishte kënaqësi e veqantë e shpalosjes dhe shijimit të vlerave rugoviane, ashtu siq i shijuan veprimtarët e viteve të '90-ta në Kosovë, ku secili ndante kafshatën e gojës me ata që kishin nevojë për ndihmë. 

Të ndihmosh vllëzërit e një gjaku dhe një ashti është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qënje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.

Image

Më pas moderatori Qamil Çekaj, për një fjalë përshendetëse e ftoi mysafirin e nderit të kësaj mbrëmje, publicistin Florim Zeqa, i ardhur enkas nga Italia në këtë aktivitet kulturorë.

Pas fjalës përshendetëse të z. Zeqa, radha i erdhi momenti më kulmor i kësaj mbrëmje, ai i shtrimit të sofrës për "Darkën e Lamës" me ushqime të llojllojshme tradicionale nga të gjitha trevat dardane, të përgatitura nga nënat, gratë dhe motrat tona që sollën gatesa dhe ushqime të shijshme nga kuzhina popullore shqiptare. 

Pjesa e dyte e programit artistik fillojë me këngëtarët profesionist Sami e Avni Alimusaj, me kolazh të këngëve popullore shqiptare, të shoqëruar me vallëzim të përbashkët të bashkatdhetarëve, vllëzërve dhe motrave dardane.

Bashkimi i grupit të burrave rreth sofres së bekuar dardane, e kishte simbolikën e unifikimit të gjakut të pastër dardan, bashkimin e shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian.

Pas uljes në sofër të burrave, i pari këngës ia filloj anëtari i kryesisë së shoqatës Qamil Çekaj me vokalin e embël prej këngëtari, për t'iu lënë radhën këngëtarëve profesionist Sami e Avni Alimusaj, të cilët u kënduan dëshmorëve të lirisë; Sali Çekaj, Agim Ramadani, Tahir Zemaj, Rrustem Bruqi dhe presidentit historik Ibrahim Rugova të shoqëruar në këndim të përbashkët nga burrat e tubuar rreth sofrës së bekuar dardane, të shndërruar në një shpërthim të vërtetë të frymës së pastër rugoviane.

Zoti e bekoftë arkitektin e shtetit tonë-Republikës së Kosovës, presidentin historik Ibrahim Rugova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat