Edhe këtë vit një delegacion i LDK-së Dega në Zvicër, i prirë nga nënkryetari Ismet Mjaku dhe sekretari i Degës Ajet Avdyli ishte në vizitë në Kosovë.
Delegacioni u prit në selinë e LDK-së nga Kryetari Isa Mustafa.
Takimi u zhvillua në një frymë shumë të ngrohtë dhe u shpreh mbështetja e dyanshme në organizimin edhe më të mirë të LDK-së.
Delegacioni u prit edhe në Lipjan nga Kryetari i Komunës Imri Ahmeti dhe në Komunën e Vitisë nga nënkryetarin Hasan Aliu.
Një ditë më vonë delegacioni u prit në Komunën e Gjilanit nga Kryetari Lutfi Haziri si dhe Deputetja gjegjësisht Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së Lirije Kajtazi.
Në këtë takim u bisedua gjerë e gjatë për organizimin edhe më të mirë në përgjithësi të LDK-së.
Dega LDK-së në Zvicër bëri nderime pranë varrit të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.
Më pastaj delegacion për këtë vitë përfundoi vizitat në familjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe u pritën shumë miqësisht nga familja e Presidentit, Mendim, Ukë, Teuta dhe Blerta Rugova.
Dega e LDK-së në Zvicër konsideron se viti 2017 ishte vit sfidues dhe i vështirë për LDK.
Në prag të ndërrimit të moteve, LDK në Zvicër falënderon të gjithë anëtarët e saj për angazhimin e tyre në realizimin e programit për vitin 2017.
LDK Dega në Zvicër edhe një herë shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme Lidhjes Demokratike të Kosovëë kryetarit Akademik Isa Mustafa dhe kryesisë së saj.
Të dashur miq, antarë të LDK-së, qytetarë të R. së Kosovës me rastin e festës së Vitit të ri, shprehim uratat ma të mira dhe të përzemërta për vitin 2018.
Lutemi që viti 2018 të jetë vitë i bereqetshëm, vit i zhvillimit, vit hapjes së perspektivës drejt BE dhe Unionit Euro-Atlantik për Kosovën dhe qytetarët e sajë.
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, Sektori për Informim