Çmimet e shtëpive në Zvicër do të bien në vitin 2018 - Bota Sot
Çmimet e shtëpive në Zvicër do të bien në vitin 2018

Zvicra

E shtunë, 20 janar 2018

Çmimet e shtëpive në Zvicër do të bien në vitin 2018

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:24
Ilustrim

Një apartament në Zvicër kushton 6,900 franga për metër katror në dhjetor, nga 7,350 franga në korrik

Çmimet e shtëpive dhe apartamenteve në Zvicër vazhdojnë të bien. Gjatë vitit të kaluar, kostoja e apartamenteve rezidenciale ra me 4 për qind, sipas indeksit të ofertave për pasuri të patundshme zvicerane.

Kostoja e shtëpive për familje gjithashtu ka rënë, por me 0.8 përqind, shkruan “The Local”.

Çmimet e pronës arritën nivelin më të ulët në dhjetor, tregon indeksi.

Një apartament në Zvicër kushton 6,900 franga për metër katror në dhjetor, nga 7,350 franga në korrik.

Sipas Martin Waeber, drejtor i kompanisë “ImmoScout24” të pasurive të paluajtshme që përpilon indeksin, çmimet në rënie shpjegohen pjesërisht nga normat e ulëta të interesit dhe një nivel të lartë të pronave të lira.

Waeber tha se këta faktorë do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në muajt e parë të vitit 2018.

Çmimet e pronës me qira gjithashtu ranë në vitin 2017, sipas indeksit.

Por, zhvillimet e çmimeve në tregun e qirasë, ndryshuan shumë në varësi të rajonit, tregon indeksi.

Në rajonin e Liqenit të Gjenevës çmimet u rritën me 1 për qind dhe në Cyrih ato u rritën me 0.4 për qind gjatë vitit.

Në Zvicrën Qendrore çmimet e qirasë ranë me një mesatare mbi 1.6 për qind, dhe në Ticino ka pasur rënie prej 2.8 për qind.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test