Mësohet emri i shqiptares nga Kosova që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Zvicër - Bota Sot
Mësohet emri i shqiptares nga Kosova që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Zvicër

Zvicra

E martë, 16 janar 2018

Mësohet emri i shqiptares nga Kosova që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Zvicër

Më: 8 janar 2018 Në ora: 21:45
Shqiptarja që dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj quhet Alma, ndërkaq mbiemri i saj nuk është bërë i ditur për shkak të hetimeve.

Me dy gra të vrara ka përfunduar një tragjedi e shkaktuar nga shqiptari nga Kosova R.B. 54 vjeç që jeton në Zvicër, mëngjesin e së hënës.

Njëra nga dy gratë e vrara në banesën në kantonin e Argaut, sipas mediave zvicerane, është bashkëshortja e vetë dorasit, 38-vjeçare, ndërsa edhe për tjetrën supozohet të jetë anëtare e familjes.

Image
Dritarja e apartmentit ku banonte shqiptari nga Kosova i dyshuar për vrasje R.B/ foto: Ennio Leanza

Siç raporton gazeta zvicerane Blick, shqiptarja që dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj quhet Alma, ndërkaq mbiemri i saj nuk është bërë i ditur për shkak të hetimeve.

Kosovari i dyshuar për vrasjet është arrestuar në qytezën Hausen të Zvicrës, aty edhe ku banonte.

Image
Objekti i banimit ku ndodhën vrasjet /foto: Ennio Leanza
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test