Një tjetër vrasje e dyfishtë trondit Zvicrën - Bota Sot
Një tjetër vrasje e dyfishtë trondit Zvicrën

Zvicra

E shtunë, 20 janar 2018

Një tjetër vrasje e dyfishtë trondit Zvicrën

Më: 10 janar 2018 Në ora: 13:26
Spitali Affoltern

Një 83-vjecar ka qëlluar me armë zjarri në spital gruan e tij te së njejtës moshë gjatë ditës së mërkurës në Spitalin e Affoltern duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes së gruas së tij, 83-vjecari ka vrarë edhe veten.

Mjekët në këtë spital kanë thënë që kanë dëgjuar të shtëna në dhomën e pacientëve pas mesnatës, ku menjëherë kanë shkuar në vendin e krimit dhe kanë gjetur gruan e vrarë të shtrirë në krevat, afër saj i shtrirë në dysheme, ishte edhe burri  saj  cili kishte qëlluar veten pas kryerjes së krimit.

Motivet e vrasjes ende nuk janë bërë të ditura ndërkaq që ekipi i forenzikës dhe policisë së Kantonit të Zurich-ut po hetojnë vrasjen. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test