Nën përkujdesjen e Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim, të dielen, më 04 mars 2018, duke filluar nga ora 14:00, në Zofingen të Zvicrës mbahet Akademia Përkujtimore për Masakrën e Tivarit.
Nuk është rastësi që SK i Ballit e ka përzgjedhur klubin Dardania në Zofingen si vend ku do të mbahet kjo Akademi. Klubi Dardania, në Zofingen të Konfederatës Helvetike, është shquar dhe dëshmuar si vatër e ngrohtë e atdhetarëve shqiptarë, në lokalet e të cilit diskutohen dhe miratohen ndihma të shumta për shqiptarët në vendlindje.
Të dashur bashkatdhetarë, në emër të Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim, ju mirëpresim në adresën:
KLUBI DARDANIA
Bleiche – Areal West, 4800 Zofingen duke filluar nga ora 14:00 – 16:00.