Ishte dënuar me 5 vjet burg, durrsaku ekstradohet nga Zvicra në Shqipëri - Bota Sot
Ishte dënuar me 5 vjet burg, durrsaku ekstradohet nga Zvicra në Shqipëri

Zvicra

E hënë, 23 korrik 2018

Ishte dënuar me 5 vjet burg, durrsaku ekstradohet nga Zvicra në Shqipëri

Më: 1 mars 2018 Në ora: 16:03
Ilustrim

Një person është ekstraduar në vendin tonë nga Zvicra, pasi ishte dënuar me 5 vjet burg për veprën penale: “Vjedhje me dhunë”. Në pranga ka rënë shtetasi O.T 22 vjeç.

“Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ . 

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zyrihu/Zvicër drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar O.T, 22 vjeç, lindur në Durrës. Shtetasi O.T është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim nr. 239 datë 07.03.2016, e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale ” Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 27.11.2014, në Durrës, pranë vilës së Zogut, shtetasi O.T së bashku me një shtetas tjetër kanë vjedhur me dhunë shtetasin E.D.  Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bern/Zvicër, u bë i mundur arrestimi i tij në Zvicër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test