Arrestohet 33 vjeçari nga Kosova i kërkuar në Zvicër - Bota Sot
Arrestohet 33 vjeçari nga Kosova i kërkuar në Zvicër

Zvicra

E premte, 21 shtator 2018

Arrestohet 33 vjeçari nga Kosova i kërkuar në Zvicër

Më: 18 mars 2018 Në ora: 10:50
Ilustrim

Një 33 vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Morin. Policia e Kukësit bën me dije se Astrit Thaçi, banues në Xërxë rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet zvicerane.

"Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicer, me vendim Nr. 35/2013,  datë 14.02.2013, e ka dënuar me 18 muaj burgim për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës”, “Përndjekja”, “Shkelje e Ligjit federal për të Huaj”.

Gjithashtu, Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicer, me vendim Nr. 420/2016, datë 27.12.2016, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë e mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 22 e 190 të Kodit Penal Zvicerian", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test