Mbëmje bamirëse në Cyrih, mblidhet 16,200 franga për nënat dhe foshnjet në Kosovë

Zvicra

Mbëmje bamirëse në Cyrih, mblidhet 16,200 franga për nënat dhe foshnjet në Kosovë

Nga: Action for Mothers and Children Më: 14 maj 2018 Në ora: 09:58
Pamje nga ngjarja bamirëse

Më 12 maj në Hotelin Marriott në Cyrih, Zvicër, është mbajtur ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë”. Me këtë  rast performoi artistja e mirënjohur Elina Duni ku dhe mbajti një fjalë rasti Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër Znj. Nazane Breca.

Mbrëmja bamirëse u organizua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmije dhe bashkë-organizatorët Dr. Agron Abrashi dhe Ridvan Murati  u mbajt me qëllimin e ngritjes së fondeve nga Diaspora për uljen e shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë.

“Nënat dhe fëmijët janë pjesa më e ndjeshme dhe më e rrezikuar e popullit tonë në Kosovë.Të shpëtosh jetë është gjesti më bujar, fisnik dhe humanitar që tregon një solidaritet të jashtëzakonshëm në mes nesh. Por të shpëtosh jetën e nënave dhe fëmijëve paraqet një prioritet më madhor dhe më të veçantë,” ka thënë Abrashi.

Gjatë mbrëmjes shumë personalitete të shquara dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktelin tre-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, të cilit i kontribuan personalitete si ikona e bukurisë dhe ndërmarrësja Agnesa Vuthaj, kreatorja e modës Drenusha Xharra, kreatorja Njomëza Luci, kompania Angleze e syzeve të punuara nga druri Campbell Marson, si dhe punime argjile nga Dhe by Granita. Pjesë e ankandit ishin edhe dy fotosesione nga artistët Fjoralba Kryemadhi dhe Rromir Imami, si dhe u dhuruan foto artistike nga Barabara Burri. Në ankand kontribuan edhe ‘Ristorante Da Paulo’, Kosova Wine me prodhimet të verës, si dhe Royal Rental Car.

“Solidariteti dhe mbështetja e treguar nga bashkëkombasit dhe miqtë tanë këtu në Cyrih na jep vullnet të vazhdojmë betejën për uljen e shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë. Kontributi i gjithsecilit luan rol kyç në punën tonë dhe jemi falenderues të kemi një Diasporë kaq aktive dhe me vullnet të palodhshëm për të mbështetur kauzën shqiptare’, tha Koordinatorja e Ngjarjes nga ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, Janine Mehmeti.

Të gjitha shitjet e biletave do të mbështesin programet e Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore në Klinikat e Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Neonatologjisë, mbështetjen e dorëzimit të medikamentit Surfaktant për nevojën kombëtare,zhvillimin e sistemit të transportit neo-natal, zgjerimin e ‘Klasave për Nëna‘ si dhe skrinimin e kancerit të qafës së mitrës./Action for Mothers and Children

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat