Bashkatdhetarët në Zvicër mbledhin; 70.890.00 Franga Zvicerane dhe 2’770.00 Euro për Memorialin Dr. Ibrahim Rugova - Bota Sot
Bashkatdhetarët në Zvicër mbledhin; 70.890.00 Franga Zvicerane dhe 2’770.00 Euro për Memorialin Dr. Ibrahim Rugova

Zvicra

E hënë, 23 korrik 2018

Bashkatdhetarët në Zvicër mbledhin; 70.890.00 Franga Zvicerane dhe 2’770.00 Euro për Memorialin Dr. Ibrahim Rugova

Nga: Haki Latifi Më: 27 maj 2018 Në ora: 12:49
Ky aksion kishte për qëllim grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar jetësimin e ngritjes së Memorialit Dr. Ibrahim Rugova në fshatin Malaj të Rugovës

Kontributi i bashkatdhetarëve tanë, çdo herë ka qenë dhe vazhdon të jetë ndihmesë e madhe për Kosovën në shumë sfera të jetës, duke filluar nga ajo socialja, edukimi dhe investimet e shumta në fusha të ndyshme jetësore. 

Kjo mbështetje vazhdon ende të jetë prezente siq është rasti për aksionin e grumbullimit të mjeteve për ndërtimin e Memorialit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës.

Dje, më 26 maj 2018 në lokalet e Klubit shqiptar „Dardania„ u mbajt mbledhja e Nënkëshillit për Zvicër për ngritjen e Memorialit në fshatin Malaj të Rugovës kushtuar themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

Në bazë të raportimit të Nënkëshillit për Zvicër, në të cilën e udhëhoqi z. Abas Fejzullahu, u njoftuan të pranishmit për ecurit e aksionit gjerë më tani.

Gjithashtu u njoftuan për rezultatin dhe përfundimin e aksionit në Zvicër të grumbullimit të mjeteve në të cilën janë grumbulluar: 

70.890.00 Franga zviceriane dhe 2’770.00 Euro.

Siq është informuar edhe më herët ky aksion kishte për qëllim grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar jetësimin e ngritjes së Memorialit Dr. Ibrahim Rugova në fshatin Malaj të Rugovës.

Pjesëmarrësit në këtë tubim falenderuan të gjithë kontributdhënësit emër për emër, të cilët përkrahën dhe që ndihmuan materialisht me vullnetin e tyre këtë aksion.

Për ecurin në detaje të grumbullimit të mjeteve do të informohet në ditët në vijim.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test