Reagimet e fqinjve në Zvicër për aksidentin ku humbën jetën familja Sadikaj

Zvicra

Reagimet e fqinjve në Zvicër për aksidentin ku humbën jetën familja Sadikaj

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 22:25
Familja Sadikaj mbetën të vdekur në aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në magjistralen Suharekë – Duhël, në fshatin Biraçë të Suharekës.

Komuniteti i qytetit Reinach të Zvicrës është prekur thellë pas aksidentit që ndodhi të dielën në rrugën Suharekë-Duhël, ku ndërruan jetë pesë anëtarë të familjes Sadikaj, të cilët ishin banorë të qytetit.

Fqinji i familjes Sadikaj në Reinach, Michael Schumm tha për televizionin zviceran TeleM1 se është thellësisht i prekur nga ngjarja.

“Kam pasur rrahje të forta të zemrës. Ata ishin fqinjët e mi më të afërt. Më mungojnë fjalët, dhe kjo ngjarje më prek shumë”, ka thënë Schumm, raporton Aargauer Zeitung.

“Pasi e kuptoni se ata njerëz jetonin në Reinach, por po ashtu edhe në anën tjetër – një aksident i tillë sjell gjithmonë trishtim”, thotë një kalimtar.

Komuniteti i Reinach u siguron viktimave mbështetjen e tyre të plotë. Tani është e rëndësishme që të kemi kontakt me njerëzit në Kosovë, thotë zyrtari i bashkësisë së Reinach-ut, Martin Heiz: “Ne do të ndihmojmë në të gjitha mënyrat që mundemi”.

29 vjet më parë, babai i 32 vjeçarit Jeton S. dhe dy vëllezërit e tij u vranë në një aksident trafiku – në të njëjtën rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat