Edhe një sukses i madh i SHKA „Medvegja“ në Zvicër - Bota Sot
Edhe një sukses i madh i SHKA „Medvegja“ në Zvicër

Zvicra

E shtunë, 21 korrik 2018

Edhe një sukses i madh i SHKA „Medvegja“ në Zvicër

Nga: Dashnim Hebibi Më: 10 korrik 2018 Në ora: 10:23
Valisi i Zvicrës në 68 vjetorin e “Festës së Kostumeve”

E shtuna dhe e diela e fillimit korrikut, e gjeti këtë shoqëri në festën e njohur të kantonit Valis, Festë të Kostumeve, siç e quajnë banorët e kësaj ane dhe marin pjesë personalite të ndryshme zvicerane që zgjat për dy ditë me radhë. Me vite e vite, kjo shoqëri mer ftesë nga të parët e kantonit për të prezentuar kombin tonë. Në këtë festë, kanë marrë pjesë gjithsej 90 shoqëri kulturo artistike dhe secili ka prezentuar kostumet e kombit të tyre dhe kulturën e tyre.

Fully, 09 korrik

Jemi mësuar të lexojmë dhe të shohim sukseset e Shoqatës Humanitare “Medvegja” edhe ate me vite e vite, por, krahas së saj, po shohim edhe sukseset e mëdha të SHKA “Medvegja”, shoqëri, apo një emblemë me plot kuptimin e fjalës për prezentim të kulturës e traditës sonë kombëtare para miqve zviceran. Nuk është hera e parë, por me dhjetra herë, prezentuan kulturën tonë nëpër kantonte të ndryshme zvicerane, përkushtim dhe punë konkrete e krerëve të kësaj shoqërie, por e përkahur edhe nga kryesia e Shoqatës, por edhe nga anëtarët e saj besnikë. Dihet se jeta e mërgimit nuk është edhe e lehtë, ngase ka ngarkesat e përditshme të punës, por këta mërgimtarë, vullnetmirë, nuk po ndalen dhe nuk e shikojnë, a është e shtune apo e diele, për të dalur për tu shetitur, por kur marin ftesa për të prezentuar kulturën tone kombëtare, edhe pse janë të përgaditur, ata me ditë të tëra përgaditen maksimalisht, që të dalin si është më së miri. Edhe kështu, sukseset nuk po i mungojnë dhe as që do ti mungojnë, sepse punojnë me përkushtim. E shtuna dhe e diela e fillimit korrikut, e gjeti këtë shoqëri në festën e njohur të kantonit Valis, festë të kostumeve, siç e quajnë banorët e kësaj ane dhe marin pjesë personalite të ndryshme zvicerane që zgjat për dy ditë me radhë. Me vite e vite, kjo shoqëri mer ftesë nga të parët e kantonit për të prezentuar kombin tonë. E kësaj radhe na ra në sy dhe na la përshtypje, jo vetëm neve, por edhe të tjerëve, që kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja”, veprimtari i madh i kauzës sonë kombëtare, z.Zenel Neziri, ishte veshur me veshje kombëtare dhe mbante flamurin tonë kombëtar në dorë dhe fliste me personalitet e ndryshme zvicerane, por edhe me të kombësi të tjera që ishin prezent në këtë festë. Me buzëqeshje dhe i përgaditur, z.Neziri i shoqëruar nga kryetari i SHKA “Medvegja”, z. Sulejman Musliu, Mevlan Thaçi dhe anëtarët e tjerë të kësaj shoqërie, flisnin me pjesmarsit për kulturën dhe traditën tonë kombëtare.

Kjo festë u mbajt para komunës së Fully/ Valis

Qendra e Fully, i gjasonte një festivali të madh, ku shihje flamuj të ndryshëm të kombësive të ndryshme që jetojnë e veprojnë në Zvicër. Sipas z.Neziri, në këtë festë kanë marrë pjesë gjithsej 90 shoqëri kulturo artistike dhe secili ka prezentuar kostumet e kombit të tyre dhe kulturën në përgjithësi.Siç dihet, sivjet, pati rastin dhe nderin, që kjo festë të zhvillohet në Fully, aty ku është edhe selia e SHH “Medvegja”. Sipas rregullave, kjo festë për çdo vit mbahet në ndoj qytet apo qytetzë të këtij kantoni. Ishin të pranishëm, kryetar komunash, personalitete të ndryshme zvicerane si dhe kryeshefi i policisë për këtë kanton, si dhe deputetë e këshilltarë kantonal.

SHKA „Medvegja“ u prezentua me tre valle

Ora 17.20 e patën prezentimin dhe shkëlqyen me vallet shqiptare me veshje kombëtare të të gjitha trevave shqiptare. Ku miqtë zviceran dhe kombësitë tjera që jetojnë në këtë kanton, mbetën të kënaqur me prezentimin shembullor të SHKA “Medvegja”. Ata ndër të tjera, përveç se i duatrokitën për minuta të tërë, ata edhe bënë foto kujtimi me pjestarë të shoqërisë. Këshilltari zviceran, duke e lexuar historikun e SHKA “Medvegja”, ai ndër të tjera thotë: “Këtë shoqëri e themeloi i ndjeri, z.Musa Neziri dhe me sukses po e vazhdon punën, artëdashësi, Sulejman Musliu. Krejt në fund, thotë: “Rroftë flamuri e rroftë Medvegja”.

Zenel Neziri, kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja, i cili edhe siç e përmenda më lart, ai ishte veshur me veshje kombëtare, vetëm e vetëm, për ti përkrahur djemtë dhe vashat e SHKA “Medvegja”, që të dalin si është më së miri. Ai me shumë emocione, mbante flamurin tonë kombëtar. Përveç flamurit tonë kombëtar, shoqëria mbante edhe flamurin mikë të kombit tonë, të Zvicrës, sa që kryetarit të Fully dhe miqëve zviceran i linte përshtypje të madhe, sepse ishte e vetmja shoqëri, që e mbante flamurin tonë kombëtar dhe ate të Zvicrës. Kjo tregon, se kjo shoqëri, i është falënderues me shpirt Zvicrës, por në anën tjetër, edhe zviceranët, duke filluar nga më i madhi e deri tek më i vogli i këtij kantoni, marin pjesë nëpër festat që i organizon kjo shoqatë, me vite e vite të tëra dhe është një emblem e prezentimit të kombit tonë, kudo që ftohet dhe prezentohet.

Kryetari i SHKA “Medvegja”, Sulejman Musliu edhe njëherë dëshmoi, se kjo shoqëri do të vazhdoj me hapa të sigurt edhe në të ardhmen. U tregua qartë, se po punohet shumë me zemër, që të prezentohemi si është më së miri, duke sakrifikuar edhe shumë kohë. Siç jemi në dijeni, që të gjithë anëtarët e kësaj shoqërie, nuk kanë paga, por ata duan që kultura jonë e pastërt, të prezentohet si duhet edhe nëpër festa të zviceranëve. 68 vjetori i festës kantonale ose siç e quajnë vetë zviceranët, Festa e Kostumeve, u mbyll me sukses dhe thënë shkurt, të gjithë që ishin prezent, u kënaqën me prezentimin e SHKA „Medvegja“. Kjo shoqëri, do të prezentohet edhe në të ardhmen nëpër festa të ndryshme na thanë edhe vetë anëtarët e kësaj shoqërie dhe me shumë krenari e mburrje patën se çka të prezentojnë, kur dihet, se kultura jonë shqiptare është e lashtë dhe e art. Çka të përshkruaj më shumë nga ajo që u prezentua, përveç se ti thuhet: “Ju lumtë SHKA “Medvegja”, shqiponja, që po shkëlqeni kudo, që po prezentoheni”.  

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test