Sekuestrohet kokainë me vlerë 44 milionë euro

Afrika

Sekuestrohet kokainë me vlerë 44 milionë euro

Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:38
706 pako me 1 kilogram secila

Policia e Afrikës së Jugut njoftoi sot se ka sekuestruar 706 kilogramë kokaine me vlerë prej 44 milionë eurove.

Kokaina ishte e fshehur në hangarin e një anije kontejner, e nisur nga Brazili me destinacion Indinë.

“Droga ishte ndarë në 706 pako me 1 kilogram secila”, sqaroi për median një zyrtar i lartë i njësisë së forcave speciale të policisë së Afrikës së Jugut, Godfrey Lebeya.

Anija ishte nisur nga një port i Brazilit me destinacion Indinë, nëpërmjet Singaporit. Droga ishte e fshehur në hangarin e anijes të ngarkuar me mbi 3.000 kontejnerë.

Policia kontrolloi anijen në portin e Ngqura, pranë Port Elizabeth, pas marrjes së informacioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat