Të paktën 21 persona kanë vdekur kur militantë të grupit al-Shabab sulmuan një hotel luksoz në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.
Njëri nga viktimat është personi i cili i kishte mbijetuar sulmit të 11 shtatorit në SHBA. Në mesin e viktimave janë edhe një adhurues i futbollit, përkatësisht ekipit Manchester United, dy shokë të pandashëm, një person i njohur për kanalin e tij në youtube dhe një punonjës i një organizate humanitare në Afrikë.
James Udor, siç kanë njoftuar miqtë e tij vdiq në ditën e ditëlindjes.