Më shumë se 50 njerëz të humbur pas shpërthimit të tubacionit në Nigeri

Afrika

Më shumë se 50 njerëz të humbur pas shpërthimit të tubacionit në Nigeri

Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:33
Foto

Më shumë se 50 njerëz janë zhdukur pasi një tubacion i naftës që rridhte shpërtheu dhe shkaktoi një rrëmujë në jug të Nigerisë, tha një zyrtar lokal të shtunën, shkruan AP.

Fillimisht shpërthimi ndodhi të premten që shkaktoi derdhje masive të naftës në mbretërinë Nembe në shtetin Bayelsa, tha për The Associated Press, zëdhënësi i Këshillit të Shefave të Nembe.

Qindra vetë kanë vdekur në aksidente të ngjashme në vitet e fundit në Nigeri, prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë, pasi njerëzit e varfër rrezikojnë jetën e tyre për të mbledhur lëndën djegëse që rrjedh nga tubacionet apo kamionët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat