Stuhia godet Afrikën, 126 persona të vdekur

Afrika

Stuhia godet Afrikën, 126 persona të vdekur

Më: 14 mars 2019 Në ora: 19:14
Ilustrim

Nga të dhënat e përpiluara  mësohet se për shkak të shirave dhe stuhive tropikale kanë humbur jetën 66 persona në Mozambik, 56 në Malavi dhe katër në Republikën e Afrikës së Jugut

Si pasojë e shirave dhe stuhive të ashpra janë prekur më shumë se 800 njerëz dhe rreth 100 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Stuhia tropikale ka shkaktuar shumë dëme në infrastrukturë, kryesisht në atë të ujit dhe energjisë elektrike.

Shumë organizata ndërkombëtare kanë nisur fushatë për ndihmë në rajonet e prekura nga kushtet e këqija të motit dhe po ashtu vazhdojnë punimet e kërkim – shpëtimit për personat që kanë mbetur të bllokuar, shkruan dailysabah

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat