Detaje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Etiopi

Afrika

Detaje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Etiopi

Më: 30 mars 2019 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Kanë filluar të dalin detaje nga momentet e fundit të një fluturimi të linjës ajrore të Etiopisë, që u rrëzua tre javë më parë.

Të gjithë 157 personat në bord vdiqën kur fluturimi ET302 nga Addis Ababa në Nariobi u rrëzua më 10 mars.

Raportet thonë se sistemi anti-parkim i Boeing 737 Max kishte çaluar, që është nxjerrë në pah si arsye e rrëzimit të aeroplanit, shkruan BBC.

Menjëherë pas ngritjes në ajër në vetëm 137 metra mbi tokë, hunda e aeroplanit filloi të ulët poshtë, sipas gazetës Wall Street Journal.

Gazeta, e cila thotë të ketë folur me njerëzit e afërt që kanë hetuar rrëzimin e aeroplanit, thotë se kapiteni kishte luftuar që ta kontrollonte aeroplanin kur ai filloi të merrte tatëpjetën.

Raporti i detajuar thotë se njëri pilot i tha tjetrit “ngrihu, ngrihu” para se radioja të humbiste sinjalin ndërsa aeroplani “përshpejtoi” në drejtim të tokës.

Ai u rrëzua vetëm 6 minuta në fluturim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat