Etiopia do ta publikojë raportin preliminar për shkakun e rrëzimit të avionit

Afrika

Etiopia do ta publikojë raportin preliminar për shkakun e rrëzimit të avionit

Më: 1 prill 2019 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Etiopia do ta publikojë të hënën një raport preliminar për shkakun e aksidentit ajror të kompanisë “Ethiopian Airlines” që la të vdekur 157 persona muajin e kaluar, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

Raporti do të publikohet nga Ministria e Transportit, edhe pse koha nuk është caktuar akoma. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Etiopisë, Nebiyat Getachew.

Aeropmani me numër të fluturimit 302 nga Addis Abbaba në Nairobi u aksidentua vetëm 6 minuta pasi u ngrit në fluturim më 10 Mars. Personat në avion vinin nga më shumë se 30 shtete.

Ky ishte rasti i dytë fatal që përfshiu një avion të tipit Boeing 737 Max në periudhë prej 5 muajsh, duke i paraprirë një aksidenti tjetër në Indonezi që la të vdekur 189 njerëz.

Avionët “Boeing 737 Max” janë ndaluar në botë pas aksidentit në Etiopi, duke i shkaktuar humbje miliona prej dollarësh në vlerën e tregut një prej kompanive më të mëdha të aviacionit dhe kështu ka ngritur pikëpyetje mbi procesin e çertifikimit nga Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, shkruan “Reuters".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat