Ruanda shënon 25 vjetorin e gjenocidit - Bota Sot
Ruanda shënon 25 vjetorin e gjenocidit

Afrika

Ruanda shënon 25 vjetorin e gjenocidit

Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:27
Ruanda

Ruanda ka shënuar 25 vjetorin e gjenocidit në një ceremoni solemne të përkujtimit të jetëvë të 800,000 të vrarëve.

E tërë java do të shënohet me aktivitete të përkujtimit të gjenocidit. Gjatë ditës, zyrtarët shtetëror do t’i bashkohen rreth 2,000 personave në marshin përkujtues ku do të ndezen edhe qirinjë.

Në shënimin e 25 vjetorit po marrin pjesë edhe shumë diplomatë të huaj, duke përfshirë presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Më 6 prill 1994 filluan 100 ditët e masakrës, psai presidenti Juvenal Habyarimana dhe homologu i tij Cyprien Ntaryamira u vranë pas goditjes së aeroplanit i cili ra në kryeqytetin e Ruandës. Sulmuesit nuk janë identifikuar kurrë.

Ky sulm kishte mobilizuar ushtarët e qeverisë së Hutus dhe policinë ekstremiste të orkestrojnë gjenocidin ndaj minoritetit Tutsi.

Në fshatrat përreth vendeve të banuara, gratë dhe fëmijët u dogjën të gjallë dhe u vranë..

Rreth 10,000 persona u vranë çdo ditë. Luftimet përfunduan në korrik të vitit 1994 kur Fronti Patriotik i Ruandës rrethoi vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...