Sherr në Tv para zgjedhjeve, të ftuarit godasin njeri-tjetrin me karrige - Bota Sot
Sherr në Tv para zgjedhjeve, të ftuarit godasin njeri-tjetrin me karrige

Afrika

Sherr në Tv para zgjedhjeve, të ftuarit godasin njeri-tjetrin me karrige

Më: 7 prill 2019 Në ora: 18:14
Pamje nga sherri me karrige

Në këtë mënyrë u mbyll një debat televiziv në Afrikën e Jugut, mes përfaqësuesve të disa partive rivale që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 8 Majit.

Debati zhvillohej në një sallë në periferi të Cape Town. Papritur pjesëmarrësit në sallë nisën të përlesheshin duke goditur me karrige njëri-tjetrin.

Motivi i përleshjes është i paqartë. Në momentin kur shpërtheu dhuna përfaqësuesi i njërës prej partive të pranishme në panel, po kritikonte drejtuesin e debatit që transmetohej nga televizioni publik, për favorizim të partive rivale.

Televizioni publik afrikanojugor SABC i dha fund debatit sapo nisi përleshja, ndërsa pamjet u xhiruan nga të pranishmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...